Manchester United fiton minimalisht në udhëtim te Southampton - NACIONALE

Manchester United fiton minimalisht në udhëtim te Southampton

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Manchester United ka arritur të sigurojë edhe tre pikë të tjera në udhëtim të vështirë ndaj Southampton. Një ndeshje e balancuar nga dy skuadrat që kishin rastet e tyre premtuese, por vetëm djajtë e kuq në një rast arritën ta konkretizonin, kështu duke marrë pikët e plota me fitoren 1:0.

Ylli portugez, Ronaldo sërish e filloi takimin nga banka rezervë ashtu si edhe i sapoardhuri Casemiro, që të dy në fund u inkuadruan në lojë, me brazilianin që bëri debutimin e tij në Premierligë me fitore.

Image

Pjesa e parë

Në intervalin e parë kohor ndërmjet Southampton e Manchester United, nuk kishte edhe shumë nga loja, me të dy skuadrat që u afronin te goli por jo duke rrezikuar mjaftueshëm.

Më shumë nga loja në këto 45 minuta po jepnin djajtë e kuq, duke kontrolluar topin në mesfushë dhe duke pasur një kryesim të vogël në posedim të topit.

Një gjysmë rast për Unitedin ishte që në minutën e 5-të të takimit kur një top i gjatë në zonën e rrezikshme të Southamptonit u largua me kokë me një dalje mirë të kontrolluar nga portieri Bazunu.

Rasti i parë për Southampton erdhi në minutën e 13, kur sulmuesi anësor Amstrong goditi me kokë por nuk i dha topit fuqinë e duhur dhe lehtësisht përfundoi në duart e De Geas.

Në minutën e 19 ishin pesë gjysmë raste të njëpasnjëshme. Pas një harkimi të Dalot, Walker-Peters nuk pastroi topin mirë por Elanga dështoi të shënoi përballë portierit, pastaj sërish u kthye topit në pronësi të United, me Eriksen që goditi por u bllokua nga qendërmbrojtësit dhe krejt në fund Varane goditi me kokë, por topi u kap lehtësisht nga portieri, Bazunu.

Në minutën e 31 një tentim nga mbrojtësi Kotchap, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

Image

Elyounoussi në minutën e 38 dërgoi një pasim vertikal në drejtim të zonës dhe një gabim i Martinez bëri që topi të shkojë te Adams, ku ai goditi në krahun e djathtë por ishte e lehtë për portierin mysafir.

Kështu përfundoi pjesa e parë e takimit, me rezultat 0:0.

Pjesa e dytë

Pas një pjesa të parë të balancuar me gjysmë raste, hymë në intervalin e fundit kohor.

Djajtë e kuq nuk kishin se çfarë të humbnin, duke hyrë me të gjitha forcat në këtë pjesë.

Bruno Fernandes celebrates his goal v Southampton at St Mary’s.

Nuk vonoi edhe goli i kryesimit, kur në minutën e 55-të të takimit ishte Bruno Fernandes që zhbllokoi rezultatin, me një gjuajtje nga 12 metra në krahun e majtë, për rezultatin 1:0.

Në minutën e 59-të u kërkua një penallti nga vendasit, ku një topi goditi në trupin e McTominay nga një distancë e shkurtër, por gjyqtari i takimit nuk mendoi ashtu dhe as nuk mori ndonjë sinjalizim nga VAR.

Minuta e 66 ishte momenti kur Southampton rrezikoi më së shumti në takim, ku me një goditje me kokë nga Aribo, u ndal mrekullisht nga De Gea, pastaj nga topi i kthyer Walker-Peters e dërgoi topin jashtë, dhe rezultati mbeti ai i minutës së 55-të.

Debutimi i lojtarit më të ri të Manchester United erdhi. Mesfushori brazilian, Casemiro u inkuadrua në ndeshje në minutën e 80-të në vend të Elangas, kështu për të bërë paraqitjen e parë për djajtë e kuq që nga transferimi i kompletuar i tij në ditën e hënë.

Image

Deri në fund të takimit nuk kishte më shumë nga ndeshja, dhe rezultati përfundimtar ishte ai i golit të Brunos, pra 1:0.

Image

Lajme të ngjashme