Man Utd njofton se ka arritur marrëveshje me Casemiron
Gjiganti anglez, Manchester United, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje në princip me Casemiron, me djajtë e kuq që synojnë të ndryshojnë rrjedhën e kampionatit, pas një fillimi të keq në dy ndeshjet e para.
Casemiro ka qenë lojtar kyç në skuadrën mbretërore, ku në nëntë vite qëndrim ai ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, dhe Ten Hag shpreson se ai do të sjellë pak eksperiencë në mesfushën e Unitedit.

Sa pagoi Man Utd për Casemiron?
Manchester United ka paguar në arkat e Real Madridit rreth 70 milionë euro për Casemiron, kështu duke e bërë nënshkrimin e gjashtë më të shtrenjtë ndonjëherë në skuadër.
Ky është transferimi i dytë nga Real Madridi në vitet e fundit, pasi më parë ishte transferuar edhe Angel Di Maria në vitin 2014, por që e kishte fundin shumë të shpejtë duke u larguar vetëm pas një viti në PSG.
Kontrata e Casemiros me djajtë e kuq besohet të jetë për katër vite, pra duke e mbajtur atë në Old Trafford deri në vitin 2026.
Njoftimi i Manchester Unitedit për Casemiron
“Manchester United është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Casemiro.”
“Marrëveshja si subjekt përmban kushtet personale, kërkesën për vizë në Mbretërinë e Bashkuar si dhe testet mjekësore.”
“Casemiro ka luajtur mbi 500 ndeshje profesionale, duke përfshirë dhe 63 paraqitje me Kombëtaren e Brazilit. Ai ka fituar 17 trofe në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke përfshirë pesë Liga të Kampionëve dhe Kupën e Amerikës. Të gjithë mezi presim t’i urojmë mirëseardhje Casemiros në Old Trafford.”
We are delighted to have reached an agreement in principle for the transfer of @Casemiro 🇧🇷#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) August 19, 2022
Real Madridi e falënderon Casemiron
Real Madridi në një komunikatë ka thënë se Casemiro paraqet vlerën e klubit tonë, dhe Madridi gjithmonë do të jetë shtëpia e tij.
What a journey.#GraciasCasemiro pic.twitter.com/DCVD6tMD4R
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 19, 2022
🤍 #GraciasCasemiro 🤍 pic.twitter.com/k9ZJjRyxrX
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 19, 2022
“Real Madrid CF dhe Manchester United kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Carlos Henrique Casemiro.
Real Madrid dëshiron të shpreh mirënjohjen dhe dashurinë për Casemiro, një lojtar që tashmë është legjendë e këtij klubi.
Që kur mbërriti në janar 2013 për të luajtur për Castilla-n, në moshën 20-vjeçare, Casemiro ka qenë një nga lojtarët kyç në një nga periudhat më të rëndësishme dhe më të suksesshme në historinë tonë. Gjatë kësaj kohe në të cilën ai ka mbrojtur fanellën dhe mburojën e Real Madridit, ai ka fituar 18 tituj: 5 Kupa Evropiane, 3 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 3 Liga, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa të Spanjës. . Në baza individuale, ai u shpall lojtari më i mirë në finalen e Superkupës së Europës të fituar pak ditë më parë në Helsinki dhe është nominuar për Topin e Artë të vitit 2022”, thuhet në komunikatën e klubit mbretëror.
Comunicado Oficial: Casemiro.#RealMadrid | #GraciasCasemiro
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 19, 2022