Drejtori i Napolit thyen heshtjen, komenton transferimin e Cristiano Ronaldos - NACIONALE

Drejtori i Napolit thyen heshtjen, komenton transferimin e Cristiano Ronaldos

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pak minuta para se të fillonte ndeshja e sontme kundër Lecces, drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, u prononcua rreth zërave që po qarkullojnë për një transferim të Cristiano Ronaldos te klubi i tij.

Ronaldo është emri më i lakuar nga të gjitha mediet ndërkombëtare, pasi i njëjti ka shfaqur dëshirën që të largohet nga "Old Trafford".

Sidoqoftë, pavarësisht dëshirës së shprehur, mungojnë skuadrat që njëmend janë të interesuara për të. Mendes njihet si një agjent me shumë ndikim në industrinë e futbollit, por as ai deri më tani, pa marrë parasysh angazhimet e shumta, s'ka arritur që ta bindë ndonjë klub serioz që të dalë me një ofertë zyrtare për shërbimet e yllit porguez.

Gjatë gjithë verës Napoli është përmendur nga gazetarë të ndryshëm si një opsion, të cilin Mendes është duke e llogaritur.

Sqarimi i drejtorit sportiv të Napolit mbi zërat rreth interesimit për Ronaldon

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, i pyetur nga gazetarët e gjigantit televiziv DAN pak çaste para se të niste sfida e sontme kundër Lecces, është shprehur rreth spekulimeve që kanë zënë ballinat e shtypit ndërkombëtar për një kalim te skuadra "partenopea".

"Bëhet fjalë për një lojtar të jashtëzakonshëm dhe ne mundemi ta glorifikojmë. Nuk ka asgjë të vërtetë. Kemi një raport të mirë me agjentin e tij, por nuk pasur asnjëherë ndonjë gjë konkrete"
, ka potencuar ai.

Trajneri holandez ka deklaruar edhe një herë se Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të jetë pjesë e planeve të tij në Manchester United, pavarësisht se portugezi është i lidhur shumë me një transferim në fund të verës.

Holandezi i ardhur në këtë sezon në krye të djajve të kuq ka përjashtuar gjithashtu një lëvizje për mbrojtësin të cilin ende nuk e ka favorizuar për të qenë titullar, Wan-Bissakan.

"Është e qartë. Ne kemi nevojë për lojtarë cilësorë. Ju duhet më shumë lojtarë për të mbuluar të gjitha ndeshjet," tha Ten Hag kur u pyet nëse Ronaldo do të qëndrojë në vend.

Lajme të ngjashme