Ten hag thotë se Ronaldo dhe Wan-Bissaka qëndrojnë në skuadër - NACIONALE

Ten hag thotë se Ronaldo dhe Wan-Bissaka qëndrojnë në skuadër

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka bërë sërish të ditur se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Manchester United dhe gjithashtu ka insistuar se mbrojtësi anglez Aaron Wan Bissaka nuk është në shitje.

Trajneri holandez ka deklaruar edhe një herë se Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të jetë pjesë e planeve të tij në Manchester United, pavarësisht se portugezi është i lidhur shumë me një transferim në fund të verës. Holandez i ardhur në këtë sezon në krye të djajve të kuq ka përjashtuar gjithashtu një lëvizje për mbrojtësin të cilin ende nuk e ka favorizuar për të qenë titullar, Wan-Bissakan.

"Është e qartë. Ne kemi nevojë për lojtarë cilësorë. Ju duhet më shumë lojtarë për të mbuluar të gjitha ndeshjet," tha Ten Hag kur u pyet nëse Ronaldo do të qëndrojë në vend.

Ronaldo Ten Hag 2022-23

Trajneri i United shtoi për Wan-Bissaka: "Sigurisht, Aaron [Wan-Bissaka] do të qëndrojë në skuadër. Pra, kjo skuadër, do të jetë të paktën nga shtatori në janar minimalisht. Pra do të luajmë me këtë skuadër në këtë sezon gjithsesi."

Ronaldo duket se do të qëndrojë United, pavarësisht se e bëri të qartë se dëshironte të largoheh për të luajtur futboll në Ligën e Kampionëve, pasi me djajtë e kuq kjo tashmë veçse ishte e pamundur. Superylli portugez tani përballet me një betejë për të gjetur rrugën e tij për t'u kthyer në ekipin e parë në Old Trafford.

Ronaldo 2022-23

Ten Hag e ka hequr Ronaldon nga formacioni i tij fillestar në dy ndeshjet e fundit të skuadrës së tij dhe ka parë që skuadra e tij ka marrë fitore të rëndësishme ndaj Liverpoolit në derbi dhe Southamptonit.

Kuriozitet: Ronaldo nëse qëndron në Old Trafford, do të jetë hera e parë që nuk luan në Ligën e Kampionëve pas 20 viteve.

Ronaldo 2022-23

Në anën tjetër Wan-Bissaka është në një pozitë krejtësisht tjetër, ai në katër ndeshjet e para pothuajse nuk ka luajtur fare, duke u inkuadruar vetëm një herë në minutën e 86-të kundër Liverpoolit, ndërsa në tri ndeshjet e tjera ka qëndruar në bankën rezervë.

Man Utd boss Erik ten Hag set to be denied 'perfect replacement' for Aaron Wan-Bissaka | Football | Sport | Express.co.uk

Klub i interesuar për lojtarin është ish-skuadra e tij, Crystal Palace, e cila do të ishte e gatshme të ofronte shumën e nevojshme për të siguruar shërbimet e tij sërish.

Skuadra e Ten Hag ndeshjen e radhës e luan këtë të enjte kundër Leicester Cityt në King Power Stadium, dhe një orë pas përfundimit të ndeshjes do të mbyllet afati kalimtar veror në Angli, që do të determinojë shumë gjëra për të ardhmen e skuadrës.

Lajme të ngjashme