Ten Hag: Ronaldo është në planet e mia, mund të qëndrojë edhe pas këtij sezoni
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka konfirmuar se nuk mendon ta shesë qendërsulmuesin Cristiano Ronaldo, dhe që ky i fundit mund të qëndrojë edhe pas këtij sezoni.
Portugezi ka kërkuar të largohet nga “Djajtë e Kuq” këtë verë, ndërsa nuk i është bashkuar skuadrës në parapërgatitje për në Tajlandë dhe Australi për arsye personale.
Por, Ten Hag në një intervistë të gjatë për “The Telegraph” ka deklaruar se Ronaldo mund të qëndrojë edhe në sezonin tjetër, jo vetëm në këtë.
“Jam shumë mirë i informuar, por ai ka edhe një opsion (për një tjetër vit). Po, ai mund të qëndrojë edhe pas këtij sezoni. Sigurisht, unë kam nënshkruar për tri vite, por në futboll gjërat mund të jenë të shkurtëra.”
“Duhet të fitojmë nga fillimi, pra nuk mendoj larg. Kam strategji, është proces, do të duhet kohë por në fund do sigurohemi që të kemi ekip fitues.”
Tekniku holandez bën me dije që Ronaldo, i cili realizoi 24 gola sezonin e kaluar, është pjesë e planit të tij në stolin e klubit anglez.
“Lojtarët duhet të ndjekin mënyrës e lojës, sidomos ata që shënojnë gola sepse janë shumë të rëndësishëm për skuadrën. T’i mund ta ndërtosh skuadrën rreth tyre.”
“Mendoj se Cristiano është në gjendje ta bëjë atë (presion). Në karrierën e tij ai ka treguar gjithçka. Kam vendosur kushte ndaj vetës, ne duam të luajmë në një mënyrë të caktuar. Një top lojtar mund të kontribuojë dhe Ronaldo padyshim është top lojtar në skuadrën tonë.”
Tutje, Ten Hag që ka përdorur Anthony Martial si qendërsulmues ka pranuar se United ndoshta do të detyrohet të nis sezonin pa Ronaldon, por beson se lojtari do gjejë formën shumë shpejtë.
“Mendoj që po, por ai është duke vazhduar me stërvitje. Të gjithë e dimë se Ronaldo është top profesionist dhe do të jetë në top formë. Kjo është shqetësimi i fundit që mund të kem.”
E ardhmja e Ronaldos vazhdon të jetë në dyshime, disa klube të mëdha e kanë refuzuar
Agjenti Jorge Mendes vazhdon të punojë që t’i gjejë klub të ri Ronaldos, që ende shpreson të luajë në edicionin tjetër në Ligën e Kampionëve, mirëpo deri më tani asgjë nuk ka funksionuar.
Gjigantët e mëdhenj si Paris Saint German, Bayern Munich dhe Chelsea kanë hedhur poshtë mundësinë që të nënshkruajnë me portugezin.
Sporting Lisbon është parë për një kohë si opsion, por dje vetë futbollisti bëri me dije se të gjitha janë lajme “false”.
Ndërkohë, tani raportohet se Atletico Madrid është duke shikuar një mundësi, por që varet nga shitjet e mundshme dhe që trajneri Deigo Simeone ka dhënë “dritën e gjelbër”.
Man United i pamposhtur në fazën parapërgatitore nën urdhrat e Ten Hag
Deri me tani në fazën parapërgatitore, Man United ka zhvilluar dy ndeshje, ku ka shënuar fitore me rezultat të thellë.
“Djajtë e Kuq” fillimisht ‘demoluan’ rivalin e përbetuar Liverpool me rezultat 4:0, pastaj triumfuan ndaj mposhten Melboune Victory me rezultat 1:4.
Man United do të zhvillojë edhe katër miqësore tjera ndaj klubeve si Crystal Palace, Aston Villa, Atletico Madrid dhe Rayo Vallecano.