"U mërzita shumë", Walker pas verdiktit të Speciales: Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë për Kosovën - NACIONALE

"U mërzita shumë", Walker pas verdiktit të Speciales: Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë për Kosovën

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Diplomati amerikan në pension, William Walker, e ka cilësuar si “ditë të kobshme” për Kosovën vendimin e sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një prononcim për Klan Kosova, Walker ka thënë se është mërzitur thellë nga verdikti i shpallur sot.

“Dua ta pyes Bashkimin Evropian: ku ishit para se të niste lufta, kur serbët i keqtrajtuan në format më mizore kosovarët? Përpos deklaratave, asgjë më serioze. Ju desh NATO-s, Albrightit e Clarkut që të angazhoheshit seriozisht. Kishte dhunime, trajtime mizore”, ka deklaruar Walker.

Ai ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur shqetësimin se gjykatës dhe avokatë pa njohuri të mjaftueshme për rrethanat e Kosovës po merren me gjykimin e tyre.

“Ata po mundohen që përmes gjyqtarëve e avokatëve që s’dinë asgjë për Kosovën t’i gjykojnë liderët kosovarë të UÇK-së. Është ditë e kobshme dhe shumë e rëndë. U mërzita shumë me vendimin”, ka thënë Walker.

Lajme të ngjashme