Përmbyllet nata e gjashtë e protestës: pjesëmarrje e madhe në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së
Është përmbyllur edhe nata e gjashtë e protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Qytetarë mijëra kanë zënë sheshin Skënderbeu para qeverisë me kërkesën për drejtësi.
Gjykata Speciale i dënoi katër drejtuesit e UÇK-së nën akuzën e ashtuquajtur "Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale."
Dënimi i plotë kapi 81 vite burgim.
Gjatë ditës kanë protestuar në shesh edhe student të universitetit Hasan Prishtina.