Telenovela De Ketelaere - Milan vazhdon: Lojtari nuk merr pjesë në seancën stërvitore të Club Brugge - NACIONALE

Telenovela De Ketelaere - Milan vazhdon: Lojtari nuk merr pjesë në seancën stërvitore të Club Brugge

3 vjet më parë

nga NACIONALE

De Ketelaere është objektivi kryesor i Milanit. Ka javë të tëra që kampioni në fuqi i Italisë nuk po ia del t'i japë epilog negociatave. Në orët e fundit, duket se ka përafrim.

Storie e gjatë dhe rraskapitëse ajo që lidh De Ketelaere me Milanin. Nuk mbahet mend prej shumë kohësh që një lojtar t'i ketë mbushur çdo ditë ballinat e shtypit sportiv italian rreth të njëjtës temë: transferimit.

Një transferim që akoma nuk ka ardhur, por që është paralajmëruar tani e disa javë. Për Milanin ai është objektivi parësor, sepse si të tillë e shohin si Pioli, ashtu edhe drejtuesit e saj.

Kokëfortësia e Club Brugge për të mos bërë zbritje në çmimin e vendosur për lojtarin belg, kanë bërë që negociatat të zvarriten e stagnojnë pafund.

De Ketelaere nuk paraqitet në qendrën stërvitore të Club Brugge

De Ketelaere nuk u grumbullua fare për ndeshjen e parë kampionale që skuadra belge luajti javën e kaluar.

Në mendjen e tij është vetëm Milani. Drejtuesit belgë e mirëkuptojnë qëndrimin e tij, por nuk dëshirojnë që ta lënë të largohet pa u përmushur kërkesat e tyre.

Megjithatë, mediet belge kanë bërë të ditur se ai nuk është paraqitur fare në qendrën stërvitore të klubit gjatë ditës së sotme.

Kjo ka ngjallë edhe më shumë optimizëm në kampin e Milanit dhe të tifozëve të saj, se, megjithatë, drita jeshile e transferimit të tij në Itali është fare pranë.

De Ketelaere heq dorë nga një pjesë e pagës vjetore

Burimet e Sky Sport Italia bëjnë të ditur se fantazisti belg ka hequr dorë nga një pjesë e pagës vjetore, duke shtyrë edhe më shumë transferimin te Milan.

Palët janë gjithmonë e më afër. Mungon vetëm tymi i bardhë. Milan shpreson ta ketë në radhët e saj brenda fundit të kësaj javeje. Flitet se ai do të arkëtojë rreth 11,5 milionë euro në vit për pesë vjet kontratë sa janë marrë vesh për kushtet personale.

E vetmja pengesë që ka mbetur për t'u rregulluar është ajo e gjetjes së një çmimi që do t'i kënaqte të dy klubet. Së bashku me bonuset, Milan ka arritur te 33 milionë euro. Club Brugge i kërkon 35 milionë euro neto. Mbetet të shihet se sa do të vazhdojë kjo odiseadë.

Lajme të ngjashme