Promotori i Joshuas thotë se Fury nuk ka dërguar asnjë ofertë për përballje
Kampioni i botës në peshat e rënda, britaniku Tyson Fury, nuk i ka dërguar asnjë ofertë Anthony Joshuas për një ndeshje në shtator, thotë promotori Eddie Hearn.
Fury, 34 vjeç, tha të premten se do të donte të përballej me Joshuan në Wembley më vonë gjatë këtij viti dhe se kishte dërguar tashmë një kontratë në drejtim të palës kundërshtare.
Hearn tha se skuadra e Furyt “na ka kontaktuar” por "asnjë kontratë nuk është dërguar".
Ai shtoi se po përpiqej të bënte një meç për Joshuan në gusht, pastaj një tjetër me Deontay Wilder në dhjetor dhe se "nuk ishte i gatshëm t'i ndryshonte ato plane".
Duke folur në IFL TV, Hearn shtoi: "Nëse planet tona nuk realizohen, sigurisht që do të jemi të hapur për të diskutuar një luftë me Tyson Fury. Meçi me Tyson Furyn është një përballje që Anthony Joshua e dëshiron.
“Lajmi i mirë është se po flasim, do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Fury nuk ka luftuar që nga ruajtja e titullit të tij në WBC kundër Derek Chisora në stadiumin Tottenham Hotspur në dhjetor.
Ai shkroi në Instagram se një luftë kundër 33-vjeçarit, dy herë kampion bote Joshuas është “një luftë që të gjithë duan ta shohin, përfshirë edhe mua”.
Fury vendosi një afat shtatorin e kaluar, i cili nuk u respektua, dhe tha në atë kohë ai tha: "Zyrtarisht afati ka përfunduar për Joshua. Ai tani është jashtë në të ftohtë me tufën e ujqërve".
Një luftë e diskutuar me Oleksandr Usyk, kampionin e IBF, IBO, WBO dhe WBA, pritej të ndodhte në vitin 2023, por dështoi.
Fury ka 33 fitore dhe një barazim nga 34 përballje, ndërsa Joshua, i cili mundi amerikanin Jermaine Franklin me pikë në Londër në prill, ka 25 fitore dhe tre humbje në karrierën e tij profesionale prej 28 luftash, pasi fitoi medaljen e artë olimpike si amator në vitin 2012.



