Joshua e rreh Franklinin, hapen dyert për meçin e madh AJ – Fury - NACIONALE

Joshua e rreh Franklinin, hapen dyert për meçin e madh AJ – Fury

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anthony Joshua ka arritur ta rrahë Jermaine Franklin në 12 raunde në meçin e peshave të rënda pas vendimit të gjyqtarëve, kështu duke u hapur rrugët për një përballje krejtësisht britanike mes AJ e Tyson Furyt më vonë gjatë këtij viti.

Kjo përballje nuk ishte e vlefshme për asnjë titull, por hapi mundësinë e boksierit britanik për t’i rikthyer sërish titujt në pronësinë e tij, të cilët ai i mbajti suksesshëm nga viti 2016 deri në 2021.

Joshua ishte në çdo rund më i mirë se amerikani, për ta merituar në fund fitoren, ndonëse te të dy boksierët u panë të lodhur në raundet e fundit.

Vlerësimi i gjyqtarëve ishte në të mirë të Joshuas, i cili sipas tyre fitoi të gjitha raundet me nga 10 pikë, ndaj nëntë pikëve të Franklin.

Me të përfunduar përballja, ajo u shoqërua me një përleshje mes të dyve, që përfundoi shumë shpejt pa asnjë pasojë.

Joshua para këtij meçi kishte deklaruara se një humbje e mundshme do të thoshte për të pensionim të menjëhershëm, teksa nuk e fshehu asnjëherë dëshirën se para një pensionimi dëshiron të bëhet edhe një herë kampion i peshave të rënda në të katër titujt botërorë.

Fury i cili ende nuk ka zhvilluar meçin e nevojshëm për mbrojtjen e titullit dhe siç është situata ai nuk do të përballet me Usyk, ndërsa me këtë fitore të Joshuas janë hapur dyert për një meç mes britanikëve, me Tyson Furyn që është i detyruar ta mbrojë apo të heqë dorë nga titulli WBC.

Lajme të ngjashme