Trimërohet Joshua: Kjo është koha më e keqe për t’u përballuar me mua - NACIONALE

Trimërohet Joshua: Kjo është koha më e keqe për t’u përballuar me mua

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anthony Joshua thotë se tani është koha më e keqe për të luftuar kundër tij në ring, derisa e goditi divizionin e kategorisë së rëndë duke e përshkruar si një rrëmujë.

Britaniku 33-vjeçar do të përballet me amerikanin Jermaine Franklin në Arenën O2 në Londër këtë të shtunë.

Joshua nuk ka luftuar qëkur e humbi rimeçin me kampionin e botës Oleksandr Usyk në gusht.

“Jam shumë i lumtur që po luftoj përsëri. Duke i parë kampionët (në kategorinë e rëndë), është vetëm një rrëmujë”, tha Joshua.

Joshua, duke folur për dështimin e luftës për kampionin e padiskutueshëm të botës mes Usyk dhe Tyson Fury, shtoi: “Kur tenton të garosh, të gjitha ato bisedime, thjesht nuk mund ta besoj se asnjë luftë nuk është caktuar në nivel kampionësh”.

Jam thjesht i lumtur që mund të kthehem në punë dhe të vazhdoj me punën time”.

Të shtunën, Joshua do të kthehet në O2 Arena, ku e kishte bërë debutimin si profesionist në vitin 2013, pasi e kishte fituar medaljen e artë në kategorinë e rëndë n Lojërat Olimpike Londra 2012.

Por tani që Joshua i ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit, Franklin tha se tani ishte koha më e mirë për t’u futur në ring me londinezin.

Është koha më e keqe (për të luftuar me mua)”, iu përgjigj Joshua të mërkurën në konferencë për media në Londër.

Sa më shumë që flet, aq më thellë ia hap varrin vetes. Edhe unë mund t’i them shumë gjëra për të, por unë i respektoj kundërshtarët e mi. Unë jam përgatitur për një luftë 12-rundëshe, por besoj në aftësitë e mia për ta nokautuar Jermainen”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme