Joshua – Franklin: Gjithçka apo asgjë për AJ përballë boksierit amerikan - NACIONALE

Joshua – Franklin: Gjithçka apo asgjë për AJ përballë boksierit amerikan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anthony Joshua do të kthehet në ring në mbrëmjen e sotshme për herë të parë që nga humbja në rimeç ndaj Oleksandr Usyk për tre titujt botëror, ndërsa tani do të luftojë për shanset e tij, për të pasur të drejtë të synojë sërish titujt më vonë gjatë këtij viti, prandaj ky meç është gjithçka apo asgjë për të.

Joshua do të përballet me Jermaine Franklin në Londër, me përballjen që pritet të nisë pak para orës 00:00, teksa kërkon fitoren e parë të tij që nga viti 2020.

AJ ka humbur tre nga pesë meçet e tij të fundit, dy nga të cilat ndaj Usyk, por do të tentoi ta kthejë reputacionin e tij të dikurshëm kundër boksierit amerikan.

Nëse Joshua arrin të fitojë, një përballje e madhe mund të na presë, pasi që hapen dyert për një meç mes dy britanikëve, Tyson Fury – Anthony Joshua.

Kjo përballje si të gjithë meçet tjera në peshat e rënda, do të zhvillohet në 12 raunde në O2 Arena të Londrës, me takimin që është planifikuar të fillojë në 23:30.

Joshua vs. Franklin results, live stream fight updates - MMAmania.com

Kundërshtari i Joshuas ka në total 23 meçe të zhvilluara në karrierën profesioniste, nga të cilat 22 i ka fituar (15 me nokaut dhe shtatë me vendim të gjyqtarëve), ndërsa një ka humbur, atë të fundit ndaj Dillian Whyte në nëntor të vitit 2022.

Ndërsa dy-herë kampioni i unifikuar i peshave të rënda, që mbajti titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO nga viti 2016 deri 2021 ka rekord prej 24 fitoreve (22 nokaut dhe dy me vendime të gjyqtarëve) në 27 meçe, me tri humbje të pësuara, dy nga Oleksandr Usyk dhe një nga Andy Ruiz Jr.

Për të parë ndeshjen, mund të klikoni këtu.

Lajme të ngjashme