Problemet e Barcelonës nuk kanë fund, nuk po arrijnë t’i regjistrojnë edhe tre lojtarë - NACIONALE

Problemet e Barcelonës nuk kanë fund, nuk po arrijnë t’i regjistrojnë edhe tre lojtarë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona është duke vazhduar me probleme të mëdha ekonomike meqenëse s’po arrin t’i regjistrojë edhe tre lojtarë, me Marcos Alonson që ndodhet në listë.

Kampioni i Spanjës ende nuk ka regjistruar Alonson, qendërmbrojtësin e ri Inigo Martinez dhe portierin e dytë Inaki Pena.

Alonso deri më tani nuk ka nxjerrë probleme meqenëse nuk po e konsideron largimin nga “Camp Nou”, në fakt s’po pranon as të dëgjojë oferta.

Ish mbrojtësi i Chelseas qëndroi në tribuna në dy ndeshet e para të sezonit shkaku që rregullat financiare kanë ndikuar që Barcelona të mos e regjistrojë në La Liga.

Sidoqoftë, gazetari Gerard Romero raporton se një klub nga Premierliga po konsideron të bëjë ndonjë ofertë zyrtare për spanjollin.

Barcelona edhe vitin e kaluar ka pasur vështirësi financiare, ku 24 orë pa nisur edicioni arritën t’i regjistrojnë katër nga pesë transferimet e fundit.

Katalunasit janë duke provuar të shesin disa lojtarë, si dhe të zbresin pagat në mënyrë që të bilancojnë financat por deri më tani nuk është që ka funksionuar.

Sidoqoftë, huazimi i Sergino Dest mund të lirojë paksa vend për një tjetër lojtar mirëpo nuk dihet nëse Barcelona do ta regjistrojë ndonjë nga lojtarët e lartpërmendur apo do të presin për Joao Cancelon, i cili do t’iu bashkohet brenda javës.

Lajme të ngjashme