Vazhdon ngritja e çmimit të naftës, sot 3 centë më shtrenjtë se dje - NACIONALE

Vazhdon ngritja e çmimit të naftës, sot 3 centë më shtrenjtë se dje

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.

Njoftimi i ministrisë ka treguar se për të katërtën ditë radhazi ka vazhduar ngritja e çmimit të naftës.

Sipas MINT, çmimi i naftës për sot do të jetë 1.47 euro për litër, tre centë më shtrenjtë seç ishte dje.

Çmimi i benzinës nuk ka ndryshuar. Benzina sot do të shitet 1.37 euro për litër.

As çmimi i gazit nuk ka ndryshuar. Një litër do të shitet me 0.61 euro.

Lajme të ngjashme