Barcelona shënon fitore komode ndaj Cadizit
Barcelona me dy gola të vonshëm ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Cadizit.
Katalunasit dominuan në posedim duke regjistruan fitore me rezultat komod 2:0, në kuadër të xhiros së dytë në La Liga.
Pjesa e parë nuk solli asnjë gol pavarësisht rasteve të shumta të Barcelonës.
Robert Lewandowski dëshpëroi përballë portierit mysafir, derisa mundësi të artë shënimi kishte edhe talenti Lamine Yamal.
Hero i ndeshjes rezultoi të jetë mesfushori Pedri që shënoi nga afërsia pas një asistimi perfekt të Ilkay Gundoganit (82’).
Barcelona në fakt shënoi edhe pas tetë minutave me anë të Ansu Fatit, por pas rishikimit të VAR-it rezultoi që Lewandowski ishte në pozitë jashtë loje në momentin e asistimit.
Fitoren e blaugranasve e vulosi i inkuadruari Ferran Torres që ishte ‘harruar’ nga mbrojtja e Cadizit dhe e kishte të lehtë të shënonte përballë portierit (90+4’).
Kësisoj, Barcelona merr fitoren e parë në La Liga për këtë edicion duke u renditur në pozitën e katërt me katër pikë, derisa Cadiz bie në vendin e 11-të me tre sosh.