Përfundon takimi Kurti – Hamza: Nuk arrihet asnjë rezultat konkret për çështjen e presidentit
Takimi i kryeartit të VV-së, Albin Kurti, me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret.
Pas takimit, të dy liderët kanë bërë me dije se nuk është arritur ndonjë ujdi për çështjen e presidentit.
Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka treguar se konstruktiviteti duhet të vazhdojë.
“Uroj që kjo frymë e konstruktivitetit të mbizotëroj edhe në vijim dhe në përputhje me afatet të konstituojmë institucionet. Për bindjen time vullneti është aty, atmosfera kontruktive duhet të vazhdoj të mbizotëroj”, ka thënë ai.
Ai ka vlerësuar se për zgjedhjen e presidentit përgjegjësia bie mbi të gjitha partitë.
“Pikënisje do ta kishim një figurë konsensuale, dikush i asnjë partie, përtej polemikave të skenës aktuale, që i ka vlerat e dëshmuar kombëtare e profesionale dhe të jetë shprehje e unitetit... Për qeverisje përgjegjësia bie mbi ne, por për zgjedhjen e presidentin të gjithë kemi përgjegjësi”, ka thënë Kurti.
Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar perspektiven e tij për takimin.
"PDK-ja në këto zgjedhje ka garuar me një program me parime që kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë, mirëqenies sociale, duke përfshirë rritjen e pagave, pensioneve dhe të gjitha pagesave të tjera, si dhe me projekte në energji e infrastrukturë. Ky ka qenë prioriteti ynë, se si ta përmirësojmë jetën e qytetarëve të Kosovës", ka thënë Hamza.
Ai ka bërë me dije se parti e tij nuk do të jetë pjesë e pushtetit në këtë mandat.
"Bazuar në bisedat që kemi pasur, normalisht korrekte, qëndrimi ynë është të qëndrojmë në opozitë në këtë mandat", është shprehur Hamza.
Lideri i VV-së, Albin Kurti, sot do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiki.
Takimi Kurti – Abdixhiku pritet të mbahet në ora 18:00.