Tani zyrtare: Sergino Dest huazohet te PSV nga Barcelona
Mbrojtësi Sergino Dest ka kompletuar huazimin te klubi i PSV Eindhoven nga Barcelona në një marrëveshje njëvjeçare.
Amerikani nuk ishte pjesë e planeve të katalunasve kësisoj pranoi të rikthehet në Holandë, ku do të përfaqësojë PSV-në.
“FC Barcelona dhe PSV Eindhoven kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit Sergino Dest deri më 30 qershor 2024”.
“Klubi holandez ka opsionin e blerjes dhe Barcelona do të rezervojë një përqindje në rast të shitjes së lojtarit në të ardhmen”, shkruhet në komunikatë.
Acuerdo con el PSV por la cesión de 𝗗𝗲𝘀𝘁
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) August 21, 2023
Dest nuk ishte pjesë e planeve të Barcelonës as edicionin e kaluar, meqenëse u huazua te AC Milan – skuadër kjo që vendosi të mos e blejë përfundimisht.
Në fanellën e Barcelonës, ai ka zhvilluar 72 paraqitje (56 si titullar) dhe realizoi tre gola.
Barcelona gjithashtu ka gjetur edhe zëvendësuesin e Dest, pasi po kompletojnë huazimin e mbrojtësit Joao Cancelo nga Manchester City.
Sa i përket portugezit, gjithçka duket e kryer dhe pritet të finalizohet brenda javës.