Pedri mungon, Benzema i gatshëm | Barcelona dhe Real Madrid publikojnë listën e lojtarëve - NACIONALE

Pedri mungon, Benzema i gatshëm | Barcelona dhe Real Madrid publikojnë listën e lojtarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pedri do të jetë mungesa më e madhe për Barcelonën, ndërsa në anën tjetër Karim Benzema ka arritur që të jetë i gatshëm, për një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit botëror, El Classico, e cila zhvillohet këtë të diele.

Kur ka mbetur edhe një ditë prej ndeshjes së madhe, Barcelona dhe Real Madrid kanë bërë të ditur skuadrat me të cilat do të hyjnë në këtë ndeshje. Pedri që ka munguar në gjashtë ndeshjet e fundit, kishte shpresë së do arrinte të kthehej por kjo nuk ishte e mundur, ndërsa Benzema edhe pse ndjeu dhimbje ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, do të jetë i gatshëm për të startuar.

Katalunasit aktualisht kryesojnë renditjen tabelore me nëntë pikë më shumë se Real Madridi në La Liga, që do të thotë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja palët. Një fitore për Barcelonën do të thoshte +12 pikë dhe gjithçka rreth trofeut pothuajse se mund të merrte fund, ndërsa fitorja për mbretërit do të thoshe zbutje epërsie në +6 pikë dhe do të hapte sërish luftën për titull kampioni, ku pas kësaj ndeshje do të mbeteshin edhe 12 xhiro pa u zhvilluar.

Pedri Barcelona 2022-23

Dy rivalët janë përplasur tre herë tashmë këtë sezon, me Barçën që ka fituar dy herë dhe Madridi një herë. Djemtë e Xavit kanë fituar dy përballjet e fundit në Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa skuadra e Carlo Ancelottit mori të tre pikët kur të dy u takuan në ligë. Kjo do të jetë El Clasico e parë e sezonit në Camp Nou.

Lajme të ngjashme