Ancelotti: Kemi një plan, Barcelonën duhet ta shohim si luan dhe jo si mace
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka deklaruar se Barcelonën duhet ta shohin si luan dhe jo si mace, para “El Clasicos” që zhvillohet të dielën.
Katalunasit janë nëntë pikë para “Los Blancos” në kuadër të La Liga-s, derisa nesër do të zhvillohet sfida që do të ketë rol kyç në garën për titullin kampion.
Para ndeshjes, Ancelotti në konferencë për shtyp deklaroi se ka përgatitur një plan për Barcelonën.
"Nesër duhet ta shohim Barcelonën sikur luan, jo si mace sepse nëse mendon se është mace atëherë të mposhtë. Gjithmonë kemi frikë dhe shqetësohemi".
"Kemi një plan për ta ndalur Barcelonën. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë dhe asnjëra nga skuadrat nuk kanë ndonjë sekret".
Tekniku italian bëri me dije se dëshiron të mbetet te Real Madrid, por që i takon klubit të merr vendimin përfundimtar.
"Dua të mbetem te Real Madrid për pjesën e mbetur të jetës, por klubi do të vendos se çfarë është më mirë për ta".
"Benzema është mirë dhe do të luajë nesër. Modric dhe Kroos janë ende më të mirët. Jam i befasuar që disa njerëz ende dyshojnë te ata".
Ancelotti në fund u pyet edhe për Ligën e Kampionëve, ku nënvizoi se kanë përparësinë pasi ndeshjen e parë e zhvillojnë si nikoqir.
"Liga e Kampionëve? Ndeshja e parë që zhvillohet në Bernabeu do të jetë shumë e rëndësishme. Është avantazhi ynë".
Ndeshja mes Barcelonës dhe Realit zhvillohet në “Camp Nou” dhe nis në ora 21:00.