Xavi: Duam më shumë dominim se në ndeshjen e fundit, “El Clasico” është e paparashikueshme
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez thotë se duan të dominojnë përballjen ndaj Real Madridit në “Camp Nou”.
Barcelona do të jetë nikoqir i Real Madridit në kuadër të xhiros në kampionatin spanjoll dhe me një fitore do t’i afroheshin gjithnjë e më shumë titullit.
Në konferencë për shtyp para ndeshjes, Xavi deklaroi se duan ta kontrollojnë ndeshjen dhe mendon se mund t’ia dalin.
"Do të provojmë të kemi më shumë dominim se në ndeshjen e fundit. Duhet të jemi më protagonist se në Bernabeu në Kupë. Klasiko është e paparashikueshme. Kemi punuar në shumë aspekte".
"Do të shohim nëse do jemi në gjendje ta kontrollojmë ndeshjen. Mendoj se jemi do t'ia dalim edhe pa Pedrin".
Për Xavin do të jetë “El Clasico” e parë si nikoqir në La Liga dhe theksoi se është tejet i motivuar për këtë sfidë.
"Mendoj se është 50 për qind për dy skuadrat. Ndoshta jemi pak më favorit sepse jemi duke luajtur në shtëpi".
"Jam tejet i motivuar. Jam fans i Barcelonës. Klasikot më emocionojnë, më motivojnë më shumë. Jemi tejet të emocionuar ta dëshmojmë këtë në shtëpi".
"Nuk kam menduar për atë. Këtu ke gjithmonë presion për të fituar. Nëse ka dikush më pak presion, janë ata (Real Madrid). Këtu gjithmonë ka presion dhe jemi kërkues".
“El Clasico” zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00.