Liverpool nuk do të ketë "asnjë dhuratë" për Bellingham, drejtori i Dortmundit i paralajmëron "Reds" - NACIONALE

Liverpool nuk do të ketë "asnjë dhuratë" për Bellingham, drejtori i Dortmundit i paralajmëron "Reds"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori menaxhues i Borussia Dortmundit, Carsten Cramer ka paralajmëruar Liverpoolin që nuk do t'iu jep asnjë dhuratë për të nënshkruar me talentin anglez Jude Bellingham.

Skuadra e Jurgen Klopp e ka bërë prioritet transferimin e 19-vjeçarit gjatë afatit të ardhshëm veror, me lojtarin që vlerësohet rreth 130 milionë funte, derisa kërkohet nga Manchester City, United dhe Chelsea, si dhe Real Madrid.

Por, derisa Kramer pranonte se Dortmund ka lidhje të shkëlqyeshme me Liverpoolin sidomos me trajnerin Jurgen Klopp, i cili ishte trajner aty për shtatë vite (2008-2015), kjo nuk do t'iu ndihmojë aspak në negociatat për blerjen e anglezit.

"Kemi një simpati të madhe për Liverpoolin sigurisht. Kemi një lidhje të shkëlqyer me Jurgen dhe shumicën te Liverpool, për mua është klubi im i preferuar në Premierligë".

"Por, mos prisni që do t'iu bëjmë ndonjë dhuratë drejtë Liverpoolit", theksoi ai për "Vietnam News".

Paraqitjet e shkëlqyeshme të Bellingham në Kupën e Botës kanë dëshmuar pse e duan top klubet evropiane, pavarësisht që ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025.

Cramer gjithashtu shtoi se vlera e talentit do të shtohet edhe më shumë në rast të suksesit të kombëtares së Anglisë në Kupën e Botës "Katar 2022".

"Ndoshta ka një sukses që ekziston ndërmjet Jude Bellingham dhe suksesit të Anglisë në Kupën e Botës".

"Ai ka kontratë. Unë jam një person që merrem me biznesin komercial, por jo biznesin e lojtarit. Jemi të lumtur që e kemi pranë 100 për qind dhe sa më shumë që luan për ne, do të jetë më mirë".

Pa yjet e tyre, Dortmund pësoi humbje në miqësoren ndaj kombëtares së Vietnamit të mërkurën me rezultat 2:1, ku pësuan gol në kohën shtesë.

Dortmund momentalisht renditët në pozitën e gjashtë në tabelë dhe nuk do të rikthehet në gara deri me 22 janar.

Lajme të ngjashme