Admirohet nga bordi dhe Klopp, Liverpool do të bëjë të pamundurën për Bellingham - NACIONALE

Admirohet nga bordi dhe Klopp, Liverpool do të bëjë të pamundurën për Bellingham

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jurgen Klopp është pajtuar me bordin e Liverpoolit që të bëjnë të pamundurën për të nënshkruar me mesfushorin Jude Bellingham në verë.

Anglezi është një ndër perspektivat më të mira në Evropë dhe është bërë çelës për mesfushën e Borussia Dortmundit pavarësisht moshës së re.

Gara për të siguruar shërbimet e tij është mjaftë e madhe me klubet si Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea që do të rivalizojnë Liverpoolin.

Sidoqoftë, sipas "Sport Bild", "Reds" raportohet se e duan Bellinghamin dhe janë të gatshëm të ofrojnë shumë para për ta realizuar këtë lëvizje verën tjetër.

Raporti shton se Liverpool do të bëjë një ofertë prej 86 milionë funtesh për anglezin, por ky çmim është tejet i ulët në krahasim me vlerën e Dortmundit.

Raportohet se skuadra gjermane, me të cilët Bellingham ka edhe katër vite kontratë, e vlerëson rreth 129 milionë funte.

Nëse Liverpool ose një nga rivalët e tyre anglezë e përmbushin atë vlerësim, ata do të thyenin transferimin rekord të Premierligës - kalimin 100 milionë funte të Jack Grealish në City vitin e kaluar - me pothuajse 30 milionë funte.

Por sipas gazetarit të El Chiringuito, Jose Alvarez Haya, siç raportohet nga Marca, Bellingham do të preferonte të nënshkruante për Madridin sesa të kthehej në vendin e tij verën e ardhshme.

Thuhet se talenti dëshiron të kryesojë në një brez të ri në mesfushën e "Los Blancos", ku ai beson se mund të tregojë veten një lojtar 'i rëndësishëm'.

City raportohet se ka kontaktuar me përfaqësuesit e tij, vetëm për t'u thënë se Madridi do të ishte prioriteti i tij i parë nëse do të vinte oferta e duhur.

Klopp do të kërkojë të forcohet në mesfushën qendrore pasi Liverpool është dëmtuar nga lëndimet në atë zonë deri më tani këtë sezon.

“Reds” bënë një lëvizje urgjente për Arthur Melo në huazim nga Juventus në verë si mbulesë, por edhe ai ka rënë viktimë e lëndimit.

Bellingham ka bërë 109 paraqitje për Dortmundin pasi u transferua në Gjermani për 25 milionë funte nga Birmingham në vitin 2020.

Manchester United i bëri Bellingham një turne në terrenin e tyre stërvitor në Carrington në vitin 2020, si pjesë e përpjekjeve të tyre për të nënshkruar me të riun shumë të vlerësuar kur ai ishte në Birmingham.

Lajme të ngjashme