Real Madrid e bën prioritet transferimin e Jude Bellingham, pritet garë e ashpër me klubet angleze - NACIONALE

Real Madrid e bën prioritet transferimin e Jude Bellingham, pritet garë e ashpër me klubet angleze

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i talentuar Jude Bellingham thuhet se është objektivi kryesor i Real Madridit për afatin kalimtar të verës 2023, duke i dhënë një goditje të madhe për shanset e Liverpool dhe Manchester City për të nënshkruar me yllin anglez.

19-vjeçari është vendosur si një nga lojtarët e rinj më emocionues në futbollin botëror, me 100 paraqitje për Borussia Dortmundin dhe 16 paraqitje për Anglinë tashmë.

Ai u vlerësua gjerësisht si një nga “shkëndijat e pakta” të Anglisë në humbjen e tyre 1-0 nga Italia të premten mbrëma.

Real Madrid ka ndryshuar qasjen e tyre ndaj rekrutimit në vitet e fundit, duke u fokusuar në sjelljen e talenteve të rinj.

Kjo është demonstruar nga nënshkrimet si Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Fede Valverde, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni.

Dhe gazeta e respektuar spanjolle “Marca” pretendon se Bellingham është i radhës në listë.

Ata raportojnë se “Los Blancos” e kanë mbajtur në sy lojtarin që nga viti 2019 dhe kanë kontaktuar me lojtarin në vitin 2022, kur nuk ishte e sigurt nëse Tchouameni do të pranonte të bashkohej.

Bellingham mund të jetë i disponueshëm për vetëm 83 milionë funte verën e ardhshme, por Dortmundi do të kërkonte që kjo tarifë të paguhet përpara.

Gjigantët spanjollë do të përballen me konkurrencë të ashpër për nënshkrimin e tij nga Premierliga.

Jurgen Klopp dihet se është një admirues i zjarrtë i Bellingham, ndërsa Manchester City është i prirur për të rivalizuar lokalin dhe të përforcohet me një tjetër talent.

Klopp ishte i prirur ta nënshkruante atë këtë verë, por pranoi se problemi i vetëm me Bellingham ishte se ai nuk ishte i disponueshëm.

Dortmundi nuk ishte i gatshëm të shiste një tjetër nga asetet e tyre të çmuara pasi kishte humbur Erling Haaland te City më herët.

Mançester United gjithashtu mendohet të jetë i etur pasi ata kërkojnë një zgjidhje afatgjatë për problemet e tyre në mesfushë.

Ndërkohë, në anën tjetër – “Athletic” raporton se Dortmund do ta shesë Bellingham, vetëm kur të ofrohet vlera e 150 milionë eurove.

Lajme të ngjashme