Drejtori i Dortmundit: E ardhmja e Bellingham mësohet pas Kupës së Botës - NACIONALE

Drejtori i Dortmundit: E ardhmja e Bellingham mësohet pas Kupës së Botës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Borussia Dortmund do të ulët të negociojë me mesfushorin anglez Jude Bellingham, sapo Kupa e Botës në Katar të përfundojë, një gjë e tillë është konfirmaur nga drejtori i klubit gjerman, Hans-Joachim Watzke.

Bellingham u zgjodh në listën e përzgjedhësit Gareth Southagate dhe do të mbërrijë në Katar si një ndër talentët më të mirë anglez.

19-vjeçari është bërë titullar i padiskutueshëm që kur kaloi në Bundesliga në vitin 2020 duke u bërë edhe golashënuesi më i ri atë kohë te "Verdhëzinjtë".

Sidoqoftë, forma e lartë që po kalon këtë edicion duke shënuar nëntë gola në të gjitha garat te klubi gjerman, ka ndikuar që lojtari të kërkohet nga top klubet evropiane.

Kontrata e Bellingham skadon pas tre viteve dhe pritet që të larohet nga "Signal Iduna Park" për një çmim shumë të lartë në verë.

Drejtori i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka pranuar se dëshiron që Bellingham të qëndrojë, por njëkohësisht është në dijeni se do të jetë një garë e "nxehtë" për të siguruar shërbimet e talentit.

"Mendoj se sapo Katari të përfundojë, do të kemi një bisedë për të mësuar se çfarë vërtetë dëshiron ai".

"Me të, prindërit e tij, personat që kanë lidhje të afërt dhe sigurisht menaxherin. Ata sigurisht duhet të na tregojnë nëse ai dëshiron të qëndrojë, ose të largohet. Në secilën mënyrë, ne do ta diskutojmë me kënaqësi dhe arsye".

“Por ne nuk duhet të pretendojmë se tema nuk është në tryezë. Kur të mëdhenjtë janë aty, ne nuk mund të përballojmë të luftojmë as financiarisht.

Jude është një djalë i mrekullueshëm, i cili gjithashtu ka luhatjet e tij – ne e kemi parë këtë tani, por ai është sigurisht një nga talentet më të mëdhenj në futbollin evropian”.

Bellingham ka qenë shumë i lidhur me rikthimin në Angli pasi kërkohet nga Manchester United, Liverpool dhe Manchester City, por mund të zgjedhë të zgjasë qëndrimin e tij në Evropë me Real Madridin që raportohet se është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij.

Ndërkohë, mediumi britanik “The Athletic”, kishte raportuar se Dortmund e vlerëson anglezin hiq më pak se 150 milionë euro.

Lajme të ngjashme