KATAR 2022| FIFA nis hetimet ndaj Argjentinës pas incidenteve në fushë që ndodhën ndaj Holandës - NACIONALE

KATAR 2022| FIFA nis hetimet ndaj Argjentinës pas incidenteve në fushë që ndodhën ndaj Holandës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

FIFA ka nisur hetimet ndaj Argjentinës për shkak të sjelljes josportive që dëshmoi dje në fushë ndaj Holandës. Në mesin e lojtarëve të përfshirë në zënka dhe ofendime ishte edhe Leo Messi.

Gjyqtari Mateu Lohez, humbi tërësisht kontrollin e ndeshjes dje në çerekfinalen mes Argjentinës dhe Holandës. Ai në tërësi ndëshkoi me 15 kartonë të verdhë lojtarët e dy ekipeve.

Për shkak të disa sjelljeve josportive që ndodhën në fushë, instanca më e lartë e futbollit, FIFA, e ka parë të arsyeshme që të nisë një hetim ndaj Kombëtares së Argjentinës.

Kështu që, Komisioni Disiplinor i FIFA-s nisi këto hetime me dyshimin se janë shkelur nenet e saj të statutit. Po flasim për nenin 12 (sjellje jokorrekte e lojtarëve dhe drejtuesve) dhe nenin 16 (siguria dhe rendi në ndeshje) të Kodit Disiplinor të FIFA-s.

Hetime do të ketë edhe për Holandën, për të parë nëse edhe ajo ka shkelur nenin 12 të rregullores në fjalë, pasi edhe nga kampi argjentinas pati ankesa.

Në rastin e Argjentinës, vëmendja është te Messi, Dibu Martinez dhe Paredes, pasi ishin protagonistë të disa sjelljeve që u kontestuan fort nga bankina e Kombëtares së Holandës.

Madje, Messi pas përfundimit të ndeshjes u pa tejet i nevrikosur, duke iu drejtuar “budalla” Weghorstit. Yllit argjentinas në ndihmë i erdhën Aguero dhe Lautaro Martinez, që i kërkuan sulmuesit anglez që ta mbyllte gojën.

Lajme të ngjashme