(Pamje) "Mbylle gojën": Aguero i del në përkrahje Messit pasi ofendoi futbollistin holandez - NACIONALE

(Pamje) "Mbylle gojën": Aguero i del në përkrahje Messit pasi ofendoi futbollistin holandez

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje, Lionel Messin e tradhtuan nervat në fund të ndeshjes, duke polemizuar me kampin holandez. Ishte Kun Aguero ai që u pa teksa mbronte bashkëkombësin e tij.

Ndryshe nga seç jemi mësuar të shohim, Messi nuk u përmbajt mbrëmë kur u prononcua pas ndeshjes kundër Holandës, duke u lëshuar edhe në ofendime.

“Çka po këqyr, budalla”, thotë argjentinasi i tensionuar në drejtim të kampit holandez.

Më pas u kuptua se ai e kishte me Wout Weghorst, futbollistin holandez që shënoi dy golat vendimtarë, të cilat ndihmuan “Tulipanët” që ta rikthenin rezultatin në baraspeshë, për të shkuar në vazhdime më pastaj.

Megjithatë, nga videot e reja që po vazhdojnë të qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet si Kun Aguero i ka dalë në ndihmë mikut të tij dhe njëherësh bashkëkombësit, Leo Messit.

Kun Aguero i është drejtuar sulmuesit holandez duke i thënë që ta mbyllë gojën. Pas tij erdhi edhe Lautaro Martinez, që po ashtu reagoi me vendosmëri në mbrojtje të shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

Në kampin argjentinas po vazhdon festa, teksa në atë holandez kanë filluar ndryshimet e para. Ishte Van Gaal ai që sot kumtoi dorëheqjen nga pozita e përzgjedhësit të ekipit kombëtar.

Argjentina në gjysmëfinale do të ndeshet kundër Kroacisë. Kjo ndeshje do të luhet më 13 dhjetor (të martën), me fillim në ora 20:00.

Lajme të ngjashme