KATAR 2022| "Çka po këqyr, budalla?" - Messi i drejtohet kampit të Holandës gjatë intervistës - NACIONALE

KATAR 2022| "Çka po këqyr, budalla?" - Messi i drejtohet kampit të Holandës gjatë intervistës

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, pas ndeshjes dukej se ishte shumë i nevrikosur me holandezët, sa që në prag të nisjes së intervistës, iu drejtua dikujt nga kampi i Holandës me fjalët ‘Çka po këqyr, budalla?’.

Kur 35-vjeçari po bëhej gati të prononcohej pas ndeshjes së zhvilluar, dikush nga kampo holandez e shpërqendroi atë, dhe ylli i Paris Saint-Germain iu kthye shumë ashpër.

“Çka po këqyr, budalla”, thotë argjentinasi i tensionuar në drejtim të kampit holandez.

Messi ishte ylli i kësaj ndeshje, pasi ndihmoi skuadrën në dy golat e shënuar në kohën e rregullt, e gjithashtu u tregua i saktë edhe në ekzekutimin e penalltive.

Lajme të ngjashme