Juventus takohet me menaxherët e Kostic për të arritur marrëveshjen - NACIONALE

Juventus takohet me menaxherët e Kostic për të arritur marrëveshjen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Filip Kostic është shumë pranë Juventusit. Agjentët e tij kanë udhëtuar për t’u takuar me drejtuesit e zonjës së vjetër për të gjetur një marrëveshje përfundimtare.

Anësori serb është synimi kryesor i Juventusit në afatin kalimtar të mbetur, ndërsa kanë mbetur edhe detajet për t’u diskutuar me skuadrën aktuale të tij, Eintracht Frankfurt.

Ndërkohë, Bundesliga do të fillojë sot, skuadra e Kostic do ta ketë ndeshjen hapëse me Bayern Munich. Ai parashihet të jetë në fushë, me fillim nga ora 20:30.

Sidoqoftë, më 10 gusht do të jetë ndeshja e Superkupës evropiane, ku takohet fituesi i Ligës së Kampionëve me fituesin e Ligës së Evropës, që i bie që të ndeshen Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt.

Juventus Turin buhlt um Filip Kostic: Bericht über Preisschild von Eintracht Frankfurt für Offensiv-Star - Sportbuzzer.de

Deri në zhvillimin e mëtejmë të bisedave mes dy skuadrave për transferimin e tij, ai do të paraqitet në fushë për skuadrën aktuale, me afatin kalimtar që ka kohë deri në fund të muajit gusht.

Karriera e Kostic ndër vite

Filip Kostic e filloi karrierën në skuadrën serbe, Radnicki, ku u paraqit për dy vite, e ku ra në sy të skuadrës holandeze, Groningen.

Filip Kostic - All Goals FC Groningen - YouTube

Edhe eksperienca në Groningen nuk zgjati më shumë se dy vite, për t’u transferuar në Bundesligë. Fillimisht në Stuttgart, pastaj në Hamburger e në fund te skuadra aktuale Frankfurt.

Në Eintracht Frankfurt paraqitet rregullisht që nga viti 2018, në pozitën e mbrojtësin të majtë apo edhe si anësor përpara në skemën 3-5-2.

Në katër vite ai ka 170 paraqitje, ku ka qenë mjaftë efikas duke shënuar 33 gola dhe duke asistuar në 64 gola tjerë për bashkëlojtarët e tij.

Afati kalimtar i Juventusit

Zonja e vjetër ka qenë mjaftë aktive në këtë afat kalimtar veror, si në dalje ashtu edhe në prurje të reja.

Në prurje kanë siguruar dy emra mjaftë të mëdhenj të futbollit evropian, dhe një nga mbrojtësit më të mirë të së ardhmes, ku e mposhti Interin në garë për të.

Bëhet fjalë për Paul Pogba, Angel di Maria dhe Gleison Bremer.

Paul Pogba u kthye pas gjashtë viteve qëndrim te Manchester Unitedi, por që menjëherë u lëndua dhe pritet të mbetët jashtë fushave të gjelbra për të paktën dy muaj.

Di Maria erdhi si lojtari i lirë, pasi kontrata aktuale i skadoi me Paris Saint-Germain, dhe një ligë si kampionati italian që është më shumë taktik, mund të përshtatet lehtë ndonëse është pak në moshë.

Bremer, ndonëse ishte duke pritur Interin për një ofertë, ish-skuadra e tij Torino nuk ishte e gatshme ta shiste për 30 milionë euro te zikaltrit, deri kur në zyret e tyre erdhi oferta nga zonja e vjetër për 40 milionë euro plus shtesat që mund të arrijnë deri në 50 milionë euro.

Bremer konsiderohet si një nga mbrojtësit e së ardhmes, duke parë që në vitin e kaluar u shpall si mbrojtësi më i mirë i sezonit.

Mbetët të shihet tani për Kostic, se deri ku do të arrijnë bisedimet, por që për Juventusin do të ishte vlerë e shtuar, si në pjesën defensive ashtu edhe në atë ofensive.

Lajme të ngjashme