A do të mungojë Pogba në Kampionatin Botëror 2022 në Katar? - NACIONALE

A do të mungojë Pogba në Kampionatin Botëror 2022 në Katar?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori francez, Paul Pogba, u kthye në Juventus sërish. Ai u paraqit vetëm në një miqësore për zonjën e vjetër dhe pastaj u lëndua në stërvitje. Isha në dyshime se sa do të mungojë francezi, por tani dihet se ai nuk do të hyjë në operim dhe pritet të luajë në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Kthimi i tij në Juventus i zyrtarizua më 11 korrik, dhe menjëherë pas dy javëve pësoi lëndim në pjesën anësore të meniskut.

A është lëndim serioz ky që pësoi Pogba?

Dëmtimi që pësoi 29-vjeçari nuk hyn te lëndimet serioze, edhe se rikuperimi mund të bëhet i shpejt por edhe për vet faktin që ai doli nga fusha në këmbë të tij i shoqëruar nga stafi mjekësor.

Paul Pogba Injured Two Weeks After Re-Joining Juventus From Man Utd

Ai ishte i pranishëm në seancat e ardhshme të bardhëzinjve, teksa i shikoni si shikues bashkëlojtarët e tij duke stërvitur, ndërkohë që vet iu nënshtrohej disa testeve.

Shumë shpejtë u bë e ditur edhe rezultati i testeve, ku u mësua se Pogba do qëndrojë për disa kohë jashtë fushave të gjelbra, pasi që u zbulua se kishte dëmtuar indet e buta në gjurin e tij.

Njoftimi zyrtar i Juventusit

“Duke parë dhimbjet në këmbën e djathtë të Pogbas, ai iu nënshtrua testeve radiologjike dhe u mësua se ka dëmtuar indet e buta në meniskun anësor.

Në orët në vazhdim ai do të shoqërohet te ortopedi specialist. Si pasojë e tretmanit, ai nuk do të marrë pjesë në udhëtimin në Dallas.”

Për sa kohë do të jetë Pogba jashtë?

Sugjerimet e hershme pas testeve të para ishin se Pogba do të mungojë përafërsisht tre javë, që kishte lënë të kuptohet se nuk do të arrijë fillimin e kampionatit italian.

Back At Juventus, Paul Pogba Brings Deja Vu (And The Hope Of Trophies)

Ekzaminimet e mëvonshme treguan se ai duhet t’i nënshtrohet operacionit për të larguar në tërësi lëndimin.

Por trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, konfirmoi se mesfushori nuk do të hyjë në operacion por do të rikuperohet me terapi konservative i cili është një trajtim mjekësor me qëllim shmangien e intervenimeve kirurgjikale.

Trajneri italian pret se ai do të kthehet brenda dy muajve.

“Nuk jam doktor. Çfarë mendoj rreth tij? Nuk mendoj fare, jam i mbështetur në vendimin që u mor e u tha.

Terapia konservative ka filluar, dhe ai do të jetë me ne brenda pesë apo gjashtë javëve. Duhet të kemi vetëbesim. Ky ishte vendimi, duhet të shohim a ishte i drejtë apo i gabuar.”

A do të luaj Pogba në Kampionat Botëror?

Me atë që tha Allegri, Pogba do të kthehet në aksion për gjashtë javë maksimumi, që kuptohet se ai do të jetë fit dhe i gatshëm për të luajtur në Kampionatin Botëror 2022 në Katar, i cili fillon në nëntor dhe mbaron në dhjetor.

Paul Pogba France 2018

Këto lajme janë të gëzueshme për Kombëtaren franceze, që do të udhëtojnë në Katar me vetëm një qëllim, që ta mbroj titullin e fituar para katër viteve në Rusia 2018.

Lajme të ngjashme