Ilir Kërçeli paralajmëron që VV s’ka votë për Kujtim Shalën si Nënkryetar të Kuvendit nga radhët e LDK-së - NACIONALE

Ilir Kërçeli paralajmëron që VV s’ka votë për Kujtim Shalën si Nënkryetar të Kuvendit nga radhët e LDK-së

48 minuta më parë

nga NACIONALE

Ilir Kërçeli, deputet i Vetëvendosjes, ka paralajmëruar se partia e tij nuk ka votë për Kujtim Shalën si Nënkryetar të Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Ai e lidhi atë kundërshtimin që Shala ka bërë ndaj marrëveshjes VV – LDK për kandidat dypartiak për president.

“Kujtim Shala është deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me Albin Kurtin. Tash po i kërkon votat e Lëvizjes për tu bërë nënkryetar. Prej kujt po kërkon votë tash?! Ai që nuk ka votë madje as kundër Presidentit e as nuk rri në sallë?!,” shkroi ai.

Lajme të ngjashme