Forma e votimit të nënkryetarëve e bllokon sërish Kuvendin, seanca shkon në pauzë - NACIONALE

Forma e votimit të nënkryetarëve e bllokon sërish Kuvendin, seanca shkon në pauzë

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka dërguar seancën konstituive në pauzë prej 30 minutave.

Kjo pasi partitë politike nuk janë pajtuar për formën e votimit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Ajo ka ftuar në takim në zyrën e saj shefat e grupeve parlamentare.

Dy çështje, e para sa i përket formës së votimit të nënkryetarëve tuav të Kuvendit, nuk kishte pajtim ndërmjet subjekteve politike. Më këtë rast e shoh të arsyeshme që të bëjmë një pauzë të shkurtër të prej 30 minutash. Ju ftoj që të vini në zyrën time shefat e grupeve parlamentare”, ka thënë ajo.

Në adresimin e saj, Haxhiu nuk ka dhënë shumë detaje për këtë çështje.

Ka propozime që të shkohet në pako të gjithë dhe në anën tjetër, ka rezerva për këtë formë të votimit. Prandaj, i ftoj grupet parlamentare në zyrën time”, ka thënë ajo.

Pasi seanca konstituive ka shkruar në pauzë, ka reaguar deputetja e VV-së, Donika Gërvalla.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se problemi është me propozimin e nënkryetarit nga Lista Serbe.

Ajo ka vlerësuar se propozimi i kësaj partie është skandaloz, megjithëse VV-ja edhe në legjislaturën e kaluar e kishte votuar për nënkryetar Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

Propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është skandaloz dhe i papranueshëm. Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor,” ka shkruar Gërvalla.

Pas zgjedhjes së kryetares së Kuvendit, partitë politike kanë propozuar edhe nënkryetaret.

VV-ja për nënkryetar ka propozuar Ardin Golën, PDK Vlora Çitakun, LDK Kujtim Shalën Lista Serbe Sllavko Simiqin dhe komunitet jo serbe Emilja Rexhepim.

Paraprakisht, është zgjedhur Albulena Haxhi kryetare e Kuvendit.

Pro saj kanë votuar 62 deputetët e VV-së dhe të komuniteteve joserbe.

Lajme të ngjashme