Porosia përfundimtare e marshit tri ditë para vendimit të Hagës: Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM! - NACIONALE

Porosia përfundimtare e marshit tri ditë para vendimit të Hagës: Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Prishtina u mbush të shtunën me disa dhjetëra mijëra mbështetës që marshuan në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Tubimi, i quajtur “Marshi për Liri”, u mbajt vetëm pak ditë para 16 shtatorit, datës së kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin vendimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Platforma “Liria Ka Emër” deklaroi pas marshit se rreth 100 mijë qytetarë kishin marrë pjesë në tubimin e Prishtinës.

“Sot, rreth 100 mijë qytetarë folën me një zë”, thuhet në reagimin e platformës pas përfundimit të marshit.

Mesazhi i saj për 16 shtatorin ishte ajo që vendimi për ish-drejtuetuesit të UÇK-së duhet të jetë: “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”

Pas tubimit reagoi edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili e lidhi pjesëmarrjen me pritjen për vendimin në Hagë.

“Nga anekënd Kosovës në Prishtinë, sot populli foli dhe u ngrit në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së”, shkroi Hamza.

Ai shtoi se “Kosova, më 16 shtator, pret të jehojnë botërisht fjalët: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm.”

Gjatë marshit, Hamza kishte deklaruar se qytetarët kishin ardhur për të dëshmuar se Kosova kujton, nderon dhe mbron UÇK-në.

“Atëyre që e marrin vendimin u themi, mendoni për pasojat para se të vendosni me 16 shtator”, kishte thënë ai.

Edhe Ramush Haradinaj e përshkroi tubimin përmes simbolikës së luftës dhe të bashkimit rreth emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot marshuam për Liri si dikur maleve të Kosovës!”, shkroi Haradinaj pas përfundimit të marshit.

Ai shtoi se “Sot Kosova foli fuqishëm për liri dhe dha verdiktin: pafajësi e plotë dhe liri për Çlirimtarët!”

Tubimi përfundoi rreth orës 15:00, me këngën “Mora fjalë”, interpretuar nga Shkurte Fejza dhe kënduar edhe nga turma.

Në marsh morën pjesë përfaqësues politikë, veteranë, familje dëshmorësh dhe qytetarë nga Kosova, diaspora dhe trojet e tjera shqiptare.

Ardian Gjini tha para pjesëmarrësve: “Sot armiqve po u flet populli i lirë i Kosovës. Gjithë ju që jeni këtu – LIRI!”

Lajme të ngjashme