Lëndohet Pogba, mund të mungojë gjatë - NACIONALE

Lëndohet Pogba, mund të mungojë gjatë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kthimi në Juventus, apo në shtëpi siç e quan, Paul Pogba, nuk i solli fat të mirë mesfushorit francez. Ai gjatë stërvitjes në parapërgatitje për sezonin e ri u lëndua dhe u detyrua që të largohet nga kampi stërvitor.

Ish-ylli i zonjës së vjetër iu bashkua Juventusit sërish pas gjashtë viteve të kaluara në Manchester United. Tani kur kanë kaluar gjysmë dekade u kthye sërish nën urdhrat e Massimiliano Allegrit dhe në skuadrën kur bëri emrin e tij të njohur për botën e futbollit.

Megjithatë, Pogba dhe Allegri nuk do të mund të jenë për një muaj bashkë në qendrat stërvitore apo edhe në ndeshjet e para të kampionatit. Krejt kjo pasi që francezi pati një lëndim në meniskun anësor, që e detyroi atë të largohej menjëherë nga vendi ku po stërviteshin, një ditë para ndeshjes me Barcelonën që zhvillohet të mërkurën në Teksas.

Çfarë tha Juventus për lëndimin e Pogbas?

“Duke parë dhimbjet në këmbën e tij të djathtë, Paul Pogba iu nënshtrua radiologjisë për të ekzaminuar shkallën e lëndimit, ku doli të kishte një lëndim në meniskun lateral (anësor).”

“Në orët e ardhshme ai do të konsultohet me specialistin e ortopedisë. Si pasojë, teksa ai është duke marrë tretmanin, nuk do të marrë pjesë në udhëtimin në Dallas.”

Zonja e vjetër nuk dha ndonjë afat kohor për kthimin e 29-vjeçarit, por tashmë varet nga shkalla e lëndimit dhe me shumë gjasë do ta humbasë fillimin e sezonit të ri në kampionatin italian.

Rikthimi i Pogbas deri më tani

Pas ikjes së parë nga Torino, para gjashtë viteve, ku synim e kishte që të fitonte diçka më shumë dhe emri i tij të ngrihej më lartë seç ishte, u kthye sërish pasi që ky largim rezultoi me një dështim. Kthimi i tij në Allianz Stadium mund të jetë ringjallja e tij sepse këtu ndjehet si në shtëpinë e tij.

Ylli francez nuk ka arritur ende të marrë vetën, në Pogban që kemi parë në sezonin e vetëm të tij të denjë në Manchester United, në vitin ku triumfoi në Ligën e Evropës, e gjithashtu në formën që kishte në Kampionatin Botëror në vitin 2018 në Rusi, ku triumfoi me kombëtaren franceze.

Pogba luajti në ndeshjen e parë miqësore me Juventusin, ndaj Chivas, ku triumfuan me rezultat 2:0. Në këtë paraqitje nuk është se ishte në nivelin e tij por ndeshjet e këtij lloji nuk janë shqetësuese, pasi që shfaqi cilësitë e tij disa herë dhe Allegri shpreson që ta ketë në dispozicion sa më shpejt që është e mundur.

Lajme të ngjashme