Pogba tregon se u mundua ta ndalë largimin e Dybalas, flet edhe për Di Marian dhe ndryshimet në Juventus - NACIONALE

Pogba tregon se u mundua ta ndalë largimin e Dybalas, flet edhe për Di Marian dhe ndryshimet në Juventus

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Paul Pogba në një intervistë ka treguar se sa ka ndryshuar Juventusi kur ishte në herën e parë me këtë Juventus, gjithashtu ai tregoi se u mundua ta ndalë Dybalan por nuk ia arriti, ndërsa për Angel Di Marian thotë se është lojtar i madh.

Mesfushori francez u kthye në Juventus, vendin ku e thërret shtëpia, pas gjashtë viteve të kaluara në Manchester United, dhe në të dy rastet si në vitin 2012 ashtu edhe në 2022 erdhi si lojtar i lirë.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer këtu, të gjithë më bënë të ndihem mirë dhe që kam bërë zgjedhjen e duhur me kthimin tim në shtëpi.”

Disa gjëra nuk kanë ndryshuar, sepse te bardhezinjtë edhe në eksperiencën e parë të francezit, trajneri ishte italiani, Massimiliano Allegri, i cili sërish është i ulur në bankën e Juventusit.

“Trajneri është sërish i njëjti. Unë nuk jam më 22-vjeçar, por kur ju keni familje dhe përgjegjësi, ju mësoni shumë në jetë. Kam ndryshuar edhe fizikisht shumë që nga ajo kohë, tani jam më me shumë muskuj.”

Ai shpresonte në një ribashkim me shokun e tij, Dybala, sidomos pasi që stërviten së bashku në verë, por Juventusi tashmë kishte vendosur për të mos ia vazhduar kontratën.

“Kam folur shumë me Dybalan, i thosha se për çfarë mos të qëndronte këtu, që të luanim sërish bashkë, por ai më tha se tani ishte shumë vonë dhe se duhej ta thërrisja më herët.”

“Ne gjithmonë kemi bërë shaka së bashku. Shpresoj që ai është i lumtur dhe të ndjehet mirë me zgjedhjen që ka bërë me largimin drejt Romës.”

Juventus luajti ndeshjen e parë përgatitore në Amerikën Veriore, mbrëmjen e kaluar, ku e mposhtën Chivas me rezultat 2:0.

“Jam i impresionuar vërtetë me Dusan Vlahovic, unë e thërras Du-Du, pasi që është më lehtë se Dusan. Gjithashtu Federico Chiesa është një lojtar i ri dhe shumë i talentuar.”

“Angel Di Maria është një lojtar i madh. Sidomos kur e dini se çfarë ai dëshiron të bëjë. Ju ende nuk mund ta ndalni atë kur ai ka topin në këmbën e tij të majtë. Thjeshtë është fenomenal.”

Pogba me të ardhur ka filluar t’iu vërë nofka bashkëlojtarëve, me Manuel Locatellin që tani e thërret ‘Super Class’.

“Loca është lojtar i madh, e thërras Super Class sepse ai luan me një stil të veçantë e gjithashtu ka stil edhe jashtë fushës, në mënyrën si vishet dhe si ecën.”

Lajme të ngjashme