Zyrtare: Paul Pogba kthehet në Juventus - NACIONALE

Zyrtare: Paul Pogba kthehet në Juventus

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventusi ka njoftuar se ka nënshkruar me mesfushorin francez Paul Pogba, i cili kthehet në Torino si lojtar i lirë.

Pogba u kthye në Juve pas plot shtatë sezoneve në Manchester United, të cilit i ishte bashkuar pikërisht nga gjiganti italian për një shumë rekorde botërore atë kohë, 105 milionë euro, në vitin 2016.

Gjatë gjithë verës u përfol për kthimin e Pogbas në Allianz Stadium dhe klubi njoftoi të hënën se ka nënshkruar me të.

Ai mbërriti në Torino të premten dhe gjatë fundjavës nënshkroi autografe të tifozëve para se t’i nënshtrohej testeve mjekësore dhe të zyrtarizohej sot.

Pogba nënshkroi kontratë me kohëzgjatje deri në vitin 2026 dhe klubi do t’ia paguajë një shumë prej 2.5 milionë euro për nënshkrimin e ujdisë.

U konfirmua po ashtu se ish-mesfushori i Unitedit do ta bartë fanellën me numrin 10, të cilën e liroi Paulo Dybala i larguar nga klubi tashmë.

Për herë të parë Pogba iu bashkua Juventusit në vitin 2012 dhe i bëri 178 paraqitje, duke i shënuar 34 gola në katër sezone.

Ai e fitoi titullin në Serie A në secilin sezon dhe Kupën e Italisë në dy sezonet e tij të fundit në klub.

Pogba ishte shpallur Djaloshi i Artë i Evropës në vitin 2013 dhe i kishte ndihmuar Juves ta arrinte finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015.

Lajme të ngjashme