Zyrtare: Di Maria në Juventus, Lengleti në Tottenham, dështaku i Real Madridit në Fiorentina - NACIONALE

Zyrtare: Di Maria në Juventus, Lengleti në Tottenham, dështaku i Real Madridit në Fiorentina

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa transferime të njëpasnjëshme janë kompletuar në orët e fundit. Nga Angel Di Maria, te Clement Lenglet te dështaku i Real Madridit, Luka Jovic.

Më 1 korrik në shumicën e kampionateve perëndimore është hapur edhe zyrtarisht tregu i afatit kalimta të lojtarëve. Tashmë skuadrat kanë përshpejtuar negociatat me lojtarë të caktuar, në mënyrë që t'i kenë sa më herët në gjirin e tyre për sezonin e ri 2022/2023.
Juventus, Tottenham dhe Fiorentina janë përforcuar me lojtarët që i dëshironin me këmbëngulësi.

Gjatë ditës së sotme, Juventus kompletoi kalimin e Di Marias. "Zonja e vjetër" ishte duke e pritur një përgjigje nga ai për javë të tëra. Në fund, lojtari argjentinas vendosi që ta pranojë ofertën e Juventusit, duke u transferuar me parametra zero.

Kësisoj, Juventus pritet ta formojë trinomin sulmues me Chiesa, Vlahovic dhe Di Maria, për të synuar maksimalisht që të rikthehet si skuadër konkuruese për ta fituar kampionatin italian.

Edhe Tottenham i Antonio Contes po bën çmos për t'u përgatitur sa më parë për edicionin e ri. Pas afrimit të Richarlisson, trajneri italian ka dëshiruar me çdo kusht që ta afrojë në radhët e veta qendërmbrojtësin Lenglet. Ai është zyrtarizuar si lojtar i Tottenham në formë huazimi për një vit. Mirëpo, në kuadër të marrëveshjes së arritur nuk është përfshirë edhe mundësia për të pasë të drejtën për ta blerë kartonin e tij.



Në anën tjetër, Real Madridi vendosi të privohet nga një sulmues që u dëshmua si dështak i klasit të parë. Fjala është për Jovic, i cili për asnjë moment nuk arriti ta bindë stafin teknik, po aq sa edhe ndonjë tifoz të Real Madridit, që ishte lojtari i duhur për të qenë pjesë e skuadrës. Kësisoj, Fiorentina bëri një ofertë drejt klubit mbretëror dhe i siguroi shërbimet e tij.

Lajme të ngjashme