Pogba shtyn konsultimet mjekësore, frikësohet se do të mungojë në Kupën e Botës - NACIONALE

Pogba shtyn konsultimet mjekësore, frikësohet se do të mungojë në Kupën e Botës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka shtyrë konsultimet e planifikuara me specialistin e ortopedisë, për shkak që duhet të flas me Kombëtaren e Francës që operacioni mund ta lejë jashtë Kupës së Botës që mbahet në fund të vitit 2022 në Katar.

Ish-lojtari i Manchester United pësoi lëndim në gjurin e djathtë gjatë një seance stërvitore në parapërgatitjet për sezonin e ri që zonja e vjetër po i zhvillon në Los Angeles të Amerikës.

Ai ishte planifikuar të hynte në operacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të qëndronte jashtë fushave për më shumë se një muaj, por ai udhëtoi për t’u kthyer në Evropë.

Konsultimet ishin paraparë të ndodhnin sot në Lion të Francës me Profesor Sonnery Cottet-Bertrand, i cili kishe operuar edhe sulmuesin e skuadrës së Milanit, Zlatan Ibrahimovic, por që këto konsultime janë shtyrë deri në javën tjetër, pasi që francezi të flasë me Kombëtaren franceze.

Paul Pogba Injured Two Weeks After Re-Joining Juventus From Man Utd

Sipas raportimeve të Calciomercato dhe Gazzetta dello Sport, Pogba, Juventus dhe stafi mjekësor i Francës duan që të marrin pak kohë në dispozicion për të marrë vendimin e duhur për francezin.

Përderisa operacioni mund ta mbajë atë jashtë fusha për një apo dy muaj, por që kjo mund të jetë vetëm zgjidhje e përkohshme dhe do të lejë hapësirë për një rrezik të dëmtimit më të madh, prandaj lojtari dhe palët tjera duan të sigurohen që këmba të jetë e shëruar plotësisht para se të kthehet për të luajtur.

Operimi komplet i meniskut do ta bënte zgjidhjen ideale dhe këmba do ta kalonte problemin pa ndonjë rrezik, por ky lloj operacioni do ta mbante lojtarin jashtë fushave për pesë muaj, çka do të bënte që francezi të mos paraqitej në Kampionatin Botëror për Francën gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të këtij viti në Katar.

Lajme të ngjashme