Formacionet zyrtare: Izrael - Zvicër, Shaqiri në bankë rezervë së bashku me ‘tradhtarin’ Andi Zeqiri
Ndeshja që nuk u zhvillua në muajin tetor për shkak të luftës që po vazhdon mes Izraelit dhe Palestinës, do të zhvillohet sot në një teren neutral, pra përballja Izrael - Zvicrër, ku janë bërë të ditura formacionet zyrtare.
Për Zvicrën nga shqiptarët në fushë do të jetë vetëm Granit Xhaka, i cili është kapiten, ndërsa në bankë rezervë është Xherdan Shaqiri dhe ai që tradhtoi Kosovën, Andi Zeqiri.
Formacionet zyrtare:
Izraeli që vjen nga një humbje prej Kombëtares së Kosovës në Prishtinë, do të luajë me disa ndryshime.
Izrael: Glazer; Dasa, Goldberg, Shlomo, Davidzada; Lavi, Safuri, Fani; Turgeman, Khalaili dhe Gorno.

Në anën tjetër, Zvicra e cila me fitore siguron vendin në Evropianin 2024, do të luajë me skemën 4-2-3-1.
Zvicra: Sommer; Fernandes, Rodriguez, Akanji, Zakaria; Freuler, Xhaka; Okafor, Vargas, Zesiger; Amdouni.
Aufstellung / Composition / Formazione
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) November 15, 2023
🕘 20:45
📺 SRF 2, RTS 2, RSI La 2#natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi pic.twitter.com/4kPr9FAMsm
Përballja do të zhvillohet në teren neutral për shkak të gjendjes së luftës në Izrael dhe Hungaria me stadiumin Puskas Arena është zgjedhur si vend ideal.
Përballja fillon në 20:45, me Zvicrën që synon fitoren për ta siguruar një vend në Evropian, ndërsa Izraeli me fitore hyn seriozisht në garë, që në dy ndeshjet e fundit të sigurohet plasmani në EURO 2024.
