Dembele assesi të bëhet rehat, lëndimi sërish ia ndërpret formën e mirë
Një nga lojtarët më në formë në botë momentalisht, Ousmane Dembele, u zëvendësua në ndeshjen ndaj Gironës sot, të cilën skuadra e tij, Barcelona e fitoi me rezultat 1:0. Ky zëvendësim erdhi nga një lëndim i pësuar, dhe është për të ardhur keq që sërish del një pengesë e tillë për t’ia ndërprerë formën e mirë që po kalonte.
Dembele arriti të zhvillonte vetëm 26 minuta në ndeshjen e Barcelonës në La Liga kundër Gironës përpara se të duhej të zëvendësohej nga Pedri. Sulmuesi francez çaloi dhe mezi doli nga fusha duke e kapur këmbën e lënduar.
Dembélé is replaced by Pedri after just 25 minutes...
— LaLigaTV (@LaLigaTV) January 28, 2023
Let's hope it's nothing serious... 😳 pic.twitter.com/ohaZxAWEF0
Një Barcelonë ndryshe nga sezoni i kaluar, aktualisht kryeson tabelën e Ligës me Dembele që luan një rol të madh në suksesin e tyre. Ai ka pesë gola dhe pesë asistime në ligë këtë sezon, dhe ka kaluar një formë të pasur, duke e bërë atë pothuajse të pazëvendësueshëm për Xavin.

Me Dembelen në një formë kaq të mirë, çdo mungesë e zgjatur mund të sjellë telashe për Xavi. Ndërsa Dembele dhe Robert Lewandowski kanë shënuar vazhdimisht, lojtarët tjerë të fazës sulmuese ende nuk kanë prodhuar atë që janë të aftë për ta bërë dhe kjo mund t'i lërë paksa të mangët në javët në vazhdim.

Xavi u tha gazetarëve pas ndeshjes: "Dembele është një lojtar që bënë diferencën. Unë mendoj se ai është i lënduar dhe është për të ardhur keq. Ai ndjeu diçka në kuadriceps."
Më vonë, testet zbuluan se lojtari ka pësuar një dëmtim të kofshës së majtë në rectus femoris. Afati i rikuperimit të tij ende nuk është përcaktuar.
LATEST NEWS | Tests carried out this evening on Ousmane Dembélé have shown that he has a rectus femoris injury in his left thigh. He is out and his recovery will determine his availability. pic.twitter.com/hG8WskAla3
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 28, 2023
Katalunasit përballen me një periudhë prej gjashtë ndeshjesh në 23 ditë, e cila përmbyllet me një përballje me dy ndeshje kundër Manchester Unitedit në Ligën e Evropës. Shkalla e dëmtimit të Dembeles nuk dihet ende, por prezenca e tij ndaj djajve të kuq tani është në rrezik.