Fal golit të Pedrit Barcelona merr fitore të mundimshme në udhëtim te Girona - NACIONALE

Fal golit të Pedrit Barcelona merr fitore të mundimshme në udhëtim te Girona

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Barcelona ka arritur të shënojë fitoren e radhës në La Liga, për të vazhduar rrugën drejt titullit. Kësaj radhe mposhti Gironën e inkuadruar në ligë në këtë sezon me rezultat minimal 1:0, fal golit të mesfushorit spanjoll, Pedri.

Edhe pse po vinte nga një seri e suksesshme në katër ndeshjet e fundit, katalunasit e patën shumë të vështirë fitoren ndaj vendaseve.

Vlen të cekët se të drejtuarit e Xavi Hernandez edhe në këtë ndeshje ishin pa shërbimet e Robert Lewandowskit, i cili po vuan pezullimin e tri ndeshjeve, për kartonin e kuq që mori para Kupës së Botës.

Sa i përket ndeshjes, Barcelona e dominoi tërësisht takimin në posedim të topit, ndërsa raste të pastra shënimi nuk është se kishte shumë, në fakt Barcelona në drejtim të portës dërgoi tri goditje e Girona rrezikoi vetëm në minutat e fundit të takimit.

Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë, me anë të një aksioni shembull të krijuar nga katalunasit.

Zhvillohej minuta e 61-të, kur pas disa kombinimeve të mira, topi erdhi te Jordi Alba, që çoi një top në zonën e rrezikshme, me portierin vendas që nuk reagoi në mënyrën më të mirë dhe mesfushori i jashtëzakonshëm, Pedri, shënoi nga afërsia për 1:0.

Girona 0 - [1] Barcelona - Pedri 61'

Video Girona 0 - [1] Barcelona - Pedri 61' was uploaded to Streamin.me on Jan 28, 2023.

Girona tentoi në minutat e fundit të barazonte rezultatin, ku edhe iu mohua një penallti, por ishin të pafuqishëm dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e minutës së 61-të.

Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga, tani me 47 pikë pas 18 ndeshjeve, gjashtë më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Girona mbetët e 12-ta, por tani rrezikon të bie më poshtë në tabelë.

Lajme të ngjashme