Përfundon sezoni i rregullt në NBA: Oklahoma City Thunder në vendin e parë, LeBron James rrezikon të mos luajë në Play-Off - NACIONALE

Përfundon sezoni i rregullt në NBA: Oklahoma City Thunder në vendin e parë, LeBron James rrezikon të mos luajë në Play-Off

2 javë më parë

nga Vivianit Gërguri

Sezoni i rregullt në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA, ka përfunduar, ku tashmë janë mësuar 12 skuadrat që kalojnë direkt në Play-Off, ndërsa tetë skuadra do të luajnë në Play-In edhe për katër vendet e fundit.

Oklahoma City Thunder me paraqitje fantastike ka arritur ta mbyllë në vendin e parë në Konferencën Perëndimore, ndërsa Boston Celtics e dominoi Lindjen, duke qenë shumë larg nga vendet e tjera.

LeBron James, një nga më të mirët e historisë padyshim, rrezikon të mos luajë në Play-Off, pasi skuadra e tij LA Lakers do të luajë në Play-In.

Play-In

Mini-turneu Play-in që është duke u përdorur tashmë e disa sezone, do të mirëpresë tetë skuadra, katër nga secila konferencë, ku dy nga Lindja e dy nga Perëndimi do të jenë në Play-Off.

Konferenca Perëndimore

New Orleans Pelicans humbi në momentet e fundit vendin e gjashtë, që i kushtoi me mos-kualifikim direkt në Play-Off, dhe tani nga vendi i shtatë do të luajë me vendin e tetë LA Lakers, me fituesin që direkt i bashkangjitet gjashtë skuadrave të tjera në Play-Off, ndërsa humbësi do ta ketë edhe një mundësi tjetër.

Vendi i 9-të që i takoi Sacramento Kings, do të luajë me Golden State Warriors, ku humbësi eliminohet, ndërsa fituesi luan me humbësin nga ndeshja mes vendeve shtatë dhe tetë, për vendin e fundit në Play-Off.

Konferenca Lindore

Në lindje Philadelphia 76ers që përfundoi në vendin e shtatë, do të takohet me Miami Heat, ku siç u cek më lartë, fituesi shkon direkt te gjashtë vendet e tjera që kanë siguruar më herët Play-Offin në konferencën lindore.

Ndërsa Chicago Bulls të vendit të nëntë, përballen me Atlanta Hawks, me njërën që eliminohet direkt, ndërsa fituesi do ta ketë shansin e fundit për vendin e fundit që dërgon në mesin e tetë skuadrave më të mira të konferencës.

Play-In fillon më 16 prill dhe përfundon më 19 prill.

Play-Off

Normalisht, faza më e nxehtë në NBA, është kur fillon Play-Off. Aty 16 skuadrat më të mira nga dy konferencat, luftojnë për titullin kampion.

Konferenca Perëndimore

Në perëndim ishte luftë e ashpër për vendin e parë, ku OKC dhe Denver Nuggets patën rekord të njëjtë, me të parët që siguruan vendin e parë për shkak të ndeshjeve direkte.

Stiles Points: Shai Gilgeous-Alexander Should Win the MVP Award

Vendi i tretë i takoi Minnesota Timberwolves, e pas tyre u rënditen LA Clippers, Dallas Mavericks dhe Phoenix Suns.

Raundi i parë

OKC do ta presë vendin e tetë (që caktohet nga Play-In), ndërsa Denver Nuggets e pret vendin e shtatë që po ashtu vjen nga Play-In.

Timberwolves përballet me Suns, ndërsa Clippers luajnë kundër Mavericks.

Konferenca Lindore

Boston Celtics kishte punë të lehtë në lindje, ngase mori vendin e parë pa vështirësi, me 14 fitore më shumë se vendi i dytë, që i takoi New York Knicks.

Celtics: What's new, season prediction & 2024 free agents | NBA.com

Milwaukee Bucks u rëndit e treta, të përcjellur nga Cleveland Cavaliers, Orlando Magic dhe Indiana Pacers.

Raundi i parë

Celtics do të takohen me vendin e tetë që vjen nga Play-In, ndërsa Knicks luajnë me fituesin nga takimi 76ers - Miami Heat.

Bucks do të luajnë me Pacers, ndërsa Cavaliers me Magic.

Kujtojmë që faza e Play-Offit si dhe të gjitha raundet në vijim do të jenë me skuadrën më të mirë nga shtatë takimet, apo skuadra e parë që arrin katër fitore vazhdon tutje.

Play-Off fillon më 20 prill.

Lajme të ngjashme