Barcelonës i mungojnë 200 milionë euro për t’i regjistruar Gavin e Araujon - NACIONALE

Barcelonës i mungojnë 200 milionë euro për t’i regjistruar Gavin e Araujon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjiganti spanjoll, Barcelona, sërish po përballet me probleme financiare dhe lajmi i fundit është se katalunasit e kanë të pamundur të regjistrojnë yjet e tyre, Ronald Araujo dhe Gavi, me marrëveshjet e reja, pasi që kalohet limiti i vendosur nga La Liga për 200 milionë euro.

Rregulli, i cili u votua në nëntor të vitit të kaluar, tregon se Barcelona ka një limit të ardhurash deri në 400 milionë euro, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se ata tashmë kanë shkuar mbi limit, në 600 milionë euro dhe katalunasit duhet të gjejnë një mënyrë, qoftë nga reduktimi i pagave, sponsorizimet e reja apo të ardhura nga shitjet e lojtarëve, në mënyrë që të mbulojnë hendekun prej 200 milionë eurosh.

Gavi

Efekti i menjëhershëm është se, pavarësisht se Barça mburret me një boshllëk prej 3 milionë euro në limitin e pagave të tyre, ata nuk janë në gjendje të regjistrojnë Araujo dhe Gavi. Të dy nënshkruan marrëveshje të reja në vitin e kaluar gjatë muajve prill dhe shtator respektivisht, të cilat i lidhën me kontrata afatgjata secila me një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh. Megjithatë, liga tani ka vendosur që këto marrëveshje nuk mund të hyjnë në fuqi derisa Barça të plotësojë hendekun prej 200 milionë eurove.

Ronald Araujo Barcelona 2022-23

Kjo do të thotë se Barcelona, pavarësisht largimit të Memphis Depayt e Gerard Piques, duhet të mendojë edhe ndonjë largim në këtë afat kalimtar. Në teori, Barcelona duhet të lirohet nga shumë kontrata në mënyrë që të bëjë nënshkrime të reja apo të bëjë marrëveshje të reja me yjet e saj, të cilët rrezikojnë t’i humbasin nëse kontrata e tyre skadon para se të mbyllet hendeku prej 200 milionë eurove.

Laporta

Sipas raportimeve, ylli francez, Ousmane Dembele, do të ishte i pari që do të përfitonte një marrëveshje të re, por tani është e qartë se klubi duhet të rregullojë problemet financiare përpara çdo marrëveshjeje.

Lajme të ngjashme