Xavi: Barcelona duhet të nënshkruajë me një sulmues pas largimit të Depay - NACIONALE

Xavi: Barcelona duhet të nënshkruajë me një sulmues pas largimit të Depay

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se skuadra të cilën e drejton ka nevojë për një sulmues të ri, pas largimit të Memphis Depayt në Atletico Madrid.

Lajmi për largimin e Memphisit shpërtheu dje në të gjitha mediat, me klubin madrilen që e solli sulmuesin për 3 milionë euro të lira në radhët e veta, dhe pas fitores bindëse 5:0 të Barcelonës ndaj Ceutës dje, Xavi sugjeroi se skuadra e tij duhet të ketë më shumë fuqi në linjën e sulmit.

Memphis Depay Barcelona 2022-23

“Nuk e di nëse ka nënshkrime që do të vijnë në skuadër, por me largimin e Memphis Depay, mendoj se është e nevojshme të nënshkruajmë me një sulmues”, tha Xavi. "Ne do të shohim nëse kjo është e mundur edhe pse unë mendoj se gjërat do të jenë mirë."

Who is Xavi Hernandez? All the details and facts on one of the greatest midfielders ever - SportsBrief.com

Memphis nuk ishte saktësisht një lojtar i rregullt për Barçën në muajt e fundit. Por ai ishte ende një lojtar i vlefshëm i skuadrës, i cili mund të kontribuonte në pozicione të shumta. Reprezentuesi holandez thuhet se po planifikonte të largohej në verë si lojtar i lirë, por Atleti e largoi atë nga Camp Nou disa muaj para se t’i skadonte kontrata. Nënshkrimi i një lojtari për ta zëvendësuar atë do të jetë i ndërlikuar, pasi Barça është ende është nën monitorim të rreptë për shkeljen e rregullave të fairplayt financiar të La Ligës.

Memphis Depay Atlético Madrid

Katalunasit do të jenë në kërkim të një opsioni të ri për sulm, por mund ta gjejnë veten me skuadrën aktuale edhe pas afatit kalimtar veror, për shkak të gjendjes jo të mirë financiare të klubit, që falë levave ekonomike shpëtoi gjatë afatit kalimtar veror.

Lajme të ngjashme