De Biasi: Asllani me kualitete të mëdha, Broja duhet të zhvillohet tutje
Në pjesën e dytë të prononcimit për Gazetën Nacionale, Gianni De Biasi është përgjigjur rreth zhvillimit të lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë, siç janë Kristjan Asllani dhe Armando Broja.
Shqipëria kurrë më shumë alternativa të rëndësishme dhe talentë prosperues nuk mbahet mend të ketë pasur sesa tani. Edhe pse gjithë ky potencial nuk po përkthehet me rezultate në fushë, prapë mund të thuhet që disa elemente te Kombëtarja e Shqipërisë janë njëmend shpresëdhënëse për të ardhmen.
Vetë De Biasi, në intervistën dhënë për Gazetën Nacionale, vuri theksin në këtë pikë, duke thënë fjalë të mira për lojtarët e rinj si Asllani dhe Broja, të cilët jo vetëm nga opinioni i brendshëm shqiptar, por edhe nga ai i huaji, vlerësohen tejet shumë.
Për trajnerin italian që të dytë janë lojtarë të rëndësishëm. Diçka të tillë e tregon më së miri niveli i paraqitjeve të tyre që kanë vënë në spikamë gjatë periudhës së fundit.
Vlerësimi i De Biasit për Asllanin
Kristjan Asllani iu bashkua Interit gjatë këtij afati kalimtar veror, pasi tregoi një nivel të lartë gjatë sezonit paraprak me fanellën e Empolit, ku ra në sy të drejtuesve të klubit zikaltër.
Në pjesën më të madhe të fazës parapërgatitore të sivjeme të Interit, ai ka qenë ndër lojtarët që ka lënë mbresa më të mëdha. Për De Biasin një gjë e tillë nuk përbën ndonjë lajm.
"Asllani është një lojtar që ka dëshmuar kualitete të mëdha në Empoli. Teknikisht lojtar i rëndësishëm", nënvizoi ai.
Megjithatë, De Biasi tregoi se çfarë do t'i duhet mesfushorit 20-vjeç shqiptar që të përshtatet siç është më së miri te skuadra e udhëhequr nga Inzaghi.
"Sidoqoftë, ai do të ketë nevojë për përkrahjen e trajnerit dhe të shokëve të skuadrës, për t'u ambientuar sa më mirë në një skuadër të nivelit të lartë siç është Inter", theksoi De Biasi.
Qëllimi kryesor i blerjes së Asllanit nga Inter ka qenë ai i gjetjes së një alternative konkrete për Brozovic. Kësisoj, mesfushori shqiptar do të jetë një opsion luksi për Inzaghin.
Broja ka mundësi të zhvillimit të mëtejm sipas De Biasit
Armando Broja në bazën e asaj çfarë ka dëshmuar gjatë sezonit të kaluar, ka arsyetuar me se cilësitë dhe potencialin që ka, ka bërë që të jetë në mesin e sulmuesve të rinj më të kërkuar në treg.
Për trajnerin italian, De Biasi, ende ka hapësirë të mjaftueshme që të përmirësohet, pa marrë parasysh se ku do të luajë ai.
"Besoj që përvoja në Southampton ka qenë shumë e rëndësishme për të. Pavarësisht nëse do të qëndrojë në Chelsea apo do të shkojë te Napoli - do të jetë një mundësi për t'u zhvilluar akoma më shumë. Cilësitë teknike dhe fizike nuk i mungojnë", u shpreh ai.
Armando Broja edhe pse ishte në fazë të negociatave të avancuara me West Hamin, për momentin ka vendosur të qëndrojë pjesë e skuadrës së Chelseat, ku pati mbi 20 minuta lojë të aktivizuar në ndeshjen e javës së parë të Premierligës, që skuadra londineze zhvilloi në "Goodison Park" kundër Evertonit, me ç'rast fitoi me rezultat 0:1.


