Asllani vijon të mahnit në miqësoret për Interin, shënon edhe kundër Monacos - NACIONALE

Asllani vijon të mahnit në miqësoret për Interin, shënon edhe kundër Monacos

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Interi u kthye në lojë nga rezultati 2:0, duke barazuar 2:2 ndaj Monacos në një ndeshje miqësore. Për Interin fillimisht shënoi Roberto Gagliardini, pastaj për barazimin u kujdes Kristjan Asllani me një gol shumë të bukur.

Ishte një ndeshje mjaftë e vështirë për lojtarët e Simone Inzaghit, të cilët nuk po mund t’i përballonin kundërsulmet e skuadrës franceze.

Monaco ishte më e rrezikshme gati gjatë tërë pjesës së parë, Kevin Volland që pati tentimin e parë e që u prit nga Samir Handanovic, më pastaj në goditje nga Caio Henrique që shkoi në cepin e djathtë të portës së zikaltërve.

Samir Handanovic pa vetën të mposhtur pas vetëm tetë minutash, ku Wissam Ben Yedder dërgoi një pasim të mirë te Aleksandr Golovin, ku ishte ballë për ballë me portierin për të shënuar lehtësisht.

Goli i dytë ishte thjeshtë një kundërsulm vrastar, me një gabim të Henrikh Mkhitaryan, Golovin mori topin për t’ia kthyer nderin e golit të parë Ben Yedderit, i cili e mposhti e dërgoi topin prapa krahëve të portierit slloven.

Një ndërhyrje aksidentale pas një rrëshqitje të lojtarit të Monacos, bëri që të ndalej një gol i sigurt i Romelu Lukakut, por pikërisht ishte ajo goditje nga këndi më pastaj që rezultoi me golin e parë të Interit.

Pas ekzekutimit të gjuajtës nga këndi, ishte Danilo D’Ambrosio që goditi por gjuajtja e tij u dal dhe pastaj Roberto Gagliardini dërgoi topin në gol në minutën e 42-të për rezultatin 2:1.

Shumë pak më vonë, ishte Lautaro Martinez që goditi mirë me volle pas një harkimi nga Federico Dimarco por gjuajtja shkoi pranë portës.

Interi ishte më i mprehtë në pjesën e dytë, duke u afruar disa herë te goli me anë të Lautaro Martinez.

Ishte pikërisht Lautaro nismëtari i golit të barazimit, ai nisi një top të mirë në drejtim të Romelu Lukakut i cili e arriti topin me një vrap të shpejtë, ku pastaj goditi por u ndal nga portieri vendas, ndërsa nga kthimi i topit më së miri u gjend Kristjan Asllani që goditi fort për të shënuar golin e barazimit 2:2, në minutën e 59-të.

Andre Onana pati një paraqitje të mirë pasi u inkuadrua në pjesën e dytë, duke bërë dy pritje të mira për t’ia mohuar golin Takumi Minaminos dhe Gelson Martinsit.

Te Interi në këtë ndeshje u aktivizuan gati të gjithë futbollistët që ishin të gatshëm për ndeshje, përveç Lucien Agoume, Alessandro Fontanrosa dhe portierit të tretë Alex Cordaz.

Kristjan Asllani pas golit të shënuar u ndal të fliste për SportItalia, ku tha: “Në harkun kohor të një viti, praktikisht një vit e gjysmë, nga mos inkuadrimi në ndeshje arrita te Interi. Kam punuar fort për të dhënë më të mirën time. Jam shumë i lumtur që stërvitem me këta yje çdo ditë. Unë vetëm mund të them se po mësoj nga këta njerëz shumë dhe do të mundohem të bëjë më të mirën të mundshme. Synimet e mija janë që të shkojë ndeshje pas ndeshje, ndërsa synimi kryesor i imi dhe i skuadrës është triumfi në kampionatin italian në fund të sezonit.”

Lajme të ngjashme