Kristjan Asllani: Nuk do ta kisha imagjinuar asnjëherë që do të bëhesha lojtar i Interit - NACIONALE

Kristjan Asllani: Nuk do ta kisha imagjinuar asnjëherë që do të bëhesha lojtar i Interit

1 vit më parë

nga Shpend Thaçi

Kristjan Asllani gjatë ditës së sotme është zyrtarizuar si lojtar i Interit. Mesfushori 20-vjeç shqiptar ka kompletuar transferimin nga Empoli, për të përforcuar organikën e Interit, duke i ofruar një alternativë solide Simone Inzaghit në rolin e Marcelo Brozovic.

Asllani do ta veshë fanellën me numër 14 tek Inter. Ai është pritur me shumë ovacion nga tifozët zikaltër, të cilët ishin të shumtë që e prisnin derisa përfundoi testet mjekësore.

Ndërkaq, mesfushori i ri shqiptar gjatë mbrëmjes realizoi edhe intervistën e tij të parë për faqen zyrtare të Inter.

Intervistën e plotë jua sjellim në vazhdim.

INTERVISTË

Inter Channel:

Mirë se erdhet në Inter, Kristjan. Çfarë emocionesh ndjeni në këtë moment?

Kristjan Asllani:

Është një emocion shumë i bukur. Jam 20-vjeç dhe ta vesh këtë fanellë për mua është një emocion i veçantë. Mezi pres ta nisi sezonin e ri. Do të përpiqem që ta jap maksimumin.

Inter Channel:

Historia jote është e veçantë. Keni lindur në Shqipëri, por pastaj jeni zhvendosur menjëherë në Itali, ku edhe jeni rritur. A do ta kishit imagjinuar ndonjëherë që një ditë do të përfundonit si lojtar i Interit?

Kristjan Asllani:

Nuk do ta kisha imagjinuar asnjëherë. Jam larguar nga Shqipëria kur isha 2-vjeç dhe pastaj erdha në Itali. Jam shkolluar këtu dhe fillova të luaj futboll. Pavarësisht kësaj, nuk do ta kisha imagjinuar asnjëherë këtë gjë.

Inter Channel:

Kush të ka parë duke u rritur ka rrëfyer se nuk iu keni ndarë topit si fëmijë. Tek të cilët lojtarë gjeje frymëzimin si fëmijë? Si do ta përshkruanit veten në fushë?

Kristjan Asllani:

Nuk e di se prej kujt frymëzohesha, por është e vërtetë që nuk iu ndahesha asnjëherë topit. Shikoj të gjitha ndeshjet që mundem, sepse përpiqem të mësoj diçka nga të gjithë mesfushorët tjerë. Është diçka që më pëlqen. Tani e kam fatin të mund të luaj me Brozovic, i cili është një mesfushor qendror shumë i fortë.

Inter Channel:

Je shumë i ri, por keni pasur një zhvillim të rëndësishëm si lojtar. Keni debutuar në Serie A vetëm në sezonin e kaluar, por keni bërë paraqitje të mëdha dhe Inter ka vendosur që të ju shenjëstroj. Cilat janë objektivat tua? Deri ku dëshiron të arrish?

Kristjan Asllani:

Ende nuk e di se cilat janë objektivat e mia. Mendoj ta bëj një hap më radhë. Jam shumë i lumtur që kam debutuar kaq shpejt dhe e falënderoj Empolin, klub të cilit i jam shumë mirënjohës. Tani jam këtu dhe do të mundohem ta jap maksimumin.

Inter Channel:

Meqë ra fjala për sezonin e shkuar, goli i parë në Serie A ka ardhur pikërisht kundër Interit në San Siro. Një rastësi ndoshta që dëshmonte se kishe një lidhje të posaçme me këto ngjyra?

Kristjan Asllani:

Mund të jetë ashtu. Është e vërtetë. Në San Siro erdhi goli im i parë dhe isha shumë i lumtur. Por, tani ndoshta ndihem akoma më shumë i lumtur.

Inter Channel:

Po e paramendojmë që mezi prisni të luani para tifozëve zikaltër. Ke ndonjë mesazh për ta?

Kristjan Asllani:

Unë jam gati dhe tifozëve u kërkoj vetëm që të na përkrahin sa më shumë që munden.

Lajme të ngjashme