Thomas Tuchel "shuplakë" West Hamit dhe Evertonit: Nuk pres që Armando Broja të largohet - NACIONALE

Thomas Tuchel "shuplakë" West Hamit dhe Evertonit: Nuk pres që Armando Broja të largohet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka deklaruar se nuk pret që qendërsulmuesi Armando Broja të largohet këtë verë nga "Stamford Bridge".

West Ham që një kohë të gjatë kanë shprehur interesim serioz për shqiptarin, duke qenë gati edhe të ofrojnë 30 milionë funte për të siguruar shërbimet e tij, derisa në "luftë" raportohet se është edhe Everton.

Sidoqoftë, Tuchel vazhdon me qëndrimin e njëjtë - Broja nuk do të largohet në këtë afat veror.

"Nuk pres që Armando të largohet. Jemi në dijeni të ofertave dhe interesimit, mirëpo është lojtari ynë. Do ta bëjmë vendimin me drejtuesit".

"Kur arriti në parapërgatitjet parasezonale ishte e qartë se po provonte të më impresiononte dhe të jetë lojtar i Chelseas sa më parë të jetë e mundur".

"Jam shumë i qetë sepse e dimë situatën dhe ai ka kontratë", deklaroi fillimisht tekniku gjerman.

Tuchel pastaj tregoi se ekziston mundësia që të huazohet sërish këtë verë, por jo të shitet direkt.

"Sigurisht ne do të shikojmë interesat tonë me ato të lojtarit. Pyetja është: Çka është mirë për lojtarin? A ka mundësi të fitojë minuta, apo nuk ka mundësi të fitojë minuta?".

"Nëse nuk ka, mendoj se lojtarët si Armando që kanë luajtur në Premierligë nuk janë të mjaftueshëm për stërvitjet me grup".

"Ndonjëherë lojtarët e rinj si Harvey Vale mund të përmirësohen nga futbolli i të rinjve në Premierligë dhe do të ishte në rregull për një vit kur adaptohesh me intensitetin, fizikun dhe shpejtësinë në stërvitje".

"Por në një pikë ke nevojë për ndeshje dhe mendoj se për Armandon, lojtarët që kanë luajtur në Premierligë, duhet ta shohim situatën më shumë kujdes dhe të vendosim nëse do të kenë minuta që mund të ofrojmë në mënyrë që ta ndihmojmë të rritet ose nëse është më mirë ta huazojmë sërish që të fitojë minuta në ndeshjet", nënvizoi Tuchel.

Ndërkohë, kujtojmë se Armando Broja ishte pjesë e parapërgatitjeve për disa ditë, por pastaj pësoi një lëndim që e detyroi të rikthehet në Londër.

West Ham u raportua se ishte në negociata të avancuara për të siguruar shërbimet e shqiptarit, me Evertonin që është në pritje për zhvillimet e fundit, mirëpo deri me tani nuk ka asgjë konkrete.

20-vjeçari edicionin e kaluar sa ishte huazim te Southampton nisi 21 ndeshje si titullar në Premierligë, duke kontribuar edhe me gjashtë gola, derisa ka kontratë me “Blutë” deri në vitin 2026.

Lajme të ngjashme