Barça vonohet t'i regjistrojë Lewandowskin dhe blerjet tjera në La Liga, mund ta fillojë kampionatin e ri pa ta - NACIONALE

Barça vonohet t'i regjistrojë Lewandowskin dhe blerjet tjera në La Liga, mund ta fillojë kampionatin e ri pa ta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një mori lojtarësh deri më tani Barcelona i ka zyrtarizuar si afrime të reja. Projekti i ri me Laporta dhe Xavi duket tërheqës. Mirëpo, një hap akoma nuk është bërë: regjistrimi i tyre në La Liga.

Një skuadër konkuruese në La Liga është kthyer siç është Barcelona. Katalonasit kanë marrë masat e duhura që të riorganizohen dhe të jenë gati për sezonin e ri.

Borxhet e shumta kishin bërë që klubi të sakrifikonte shumë në tre vitet e fundit, e në veçanti në një vjeçarin që lëmë pas, me Lionel Messi që u largua në drejtim të PSG.Një mori lojtarësh deri më tani Barcelona i ka zyrtarizuar si afrime të reja. Projekti i ri me Laporta dhe Xavi duket tërheqës. Mirëpo, një hap akoma nuk është bërë: regjistrimi i tyre në La Liga.

Një skuadër konkuruese në La Liga është kthyer siç është Barcelona. Katalonasit kanë marrë masat e duhura që të riorganizohen dhe të jenë gati për sezonin e ri.

Borxhet e shumta kishin bërë që klubi të sakrifikonte shumë në tre vitet e fundit, e në veçanti në një vjeçarin që lëmë pas, me Lionel Messi që u largua në drejtim të PSG.

Megjithatë, një infuzion i rëndësishëm ka ardhur në arkat e klubit së voni, pasi kanë zyrtarizuar disa marrëveshje komerciale me sponsorë të ndryshëm, të cilat i kanë mundësuar që të gjenerojnë fonde për të operuar në tregun e lojtarëve.

Laporta e pranon vonesën në regjistrimin e blerjeve të reja në La Liga

Disa rregulla specifike ka Federata e Futbollit të Spanjës, në lidhje me procesin e regjistrimit të blerjeve të reja. Një procedurë e domosdoshme, e cila ua mundëson lojtarëve që ka afruar Barcelona së voni, si Lewandowski, Raphina dhe të tjerët, që të debutojnë në kampiont me fanellën blaugrana.

Vetë Joan Laporta gjatë ditës së sotme ku ishte i pranishëm në konferencë për shtyp me rastin e prezantimit të Jules Kounde, tregoi se klubi është duke u munduar që t'i japë epilog kësaj çështjeje.

"Do ta bëjmë më të mirën e mundshme për t'i regjistruar lojtarët e rinj. Shpresoj që interpretimi ynë i rregullorës të jetë konform me atë të La Ligas. Ndryshe, do t'i rregullojmë gjërat", është deklaruar Laporta.

Probleme enorme nga më të ndryshmet e kanë karakterizuar Barcelonën gjatë viteve të fundit. Prandaj, edhe një pengesë e tillë që është shfaqur gjatë rrugës nuk është se përbën ndonjë risi të madhe.

Mbi 150 milionë euro të shpenzuara për afrimin e lojtarëve

Padyshim, Barcelona deri më tani ka bërë një sforcim të madh financiar, për të arritur që t'i kënaqë kërkesat e Xavit dhe stafit teknik të skuadrës, në mënyrë që të jetë sa më e kompletuar para fillimit të kampionatit, i cili hap siparin nga gjysma e këtij muaji.

Me afrimet e ndryshme, nga Christensen, Kessie, Kounde, Raphinha dhe Lewandowski - katalonasit kanë shpenzuar mbi 150 milionë euro.

Fakti se klubi ka një kohë të gjatë që është në krizë financiare dhe prapëseprapë po ia del që të blejë lojtarë të ndryshëm, duke ngadhënjyer në gara të ndryshme për sigurimin e tyre me klube që kanë buxhet të konsoliduar - ka bërë që të shfaqen mosbesues personalitete të ndryshme, ku më së shumti mbahen mend deklaratat e trajnerit të Bayern, Nagelsmann, i cili javë më parë theksoi se vetëm Barcelona mund të blejë lojtarë pa pasur para.

I menjëhershëm ishte reagimi i klubit spanjoll, i cili rekomandoi drejtuesit e klubit bavarez që ta shikojnë xhirollogarinë e tyre bankare para se të flasin për atë të tyre.

Lajme të ngjashme