Laporta i kundërpërgjigjet Nevilles: E respektoj mendimin tënd, por nuk e ke mirë - NACIONALE

Laporta i kundërpërgjigjet Nevilles: E respektoj mendimin tënd, por nuk e ke mirë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është kundërpërgjigjur Gary Nevilles për komentet që ky i fundit i ka bërë në lidhje me pagën e Frenkie de Jong. Ai ka thënë se respekton mendimin e tij por kjo nuk do të thotë që ai e ka mirë.

Gjithashtu presidenti i katalanasve ka treguar se e dëshiron qëndrimin e holandezit, por se nuk e përjashton mundësinë e kalimit te djajtë e kuq.

E ardhmja e mesfushorit holandez ende mbetët në ajër, me Manchesterin e cila është e interesuar tashmë e disa kohë për shërbimet e tij, por që ende nuk është arritur një marrëveshje me spanjollët, ndërsa kundër kësaj marrëveshje është vetë lojtari, i cili dëshiron të qëndrojë te kaltërekuqtë.

Edhe Barcelona do të donte qëndrimin e tij në skuadër, por që për të qëndruar duhet të pajtohet me një shkurtesë të pagës deri në 40 %, diçka që shumë bashkëlojtarë të tij tashmë e kanë bërë.

“Gjëja e parë që dua të them është se e dua qëndrimin e De Jongut këtu. Ne e duam atë si lojtar dhe si njëri i mirë që është. Ai ka cilësi të mëdha dhe është djalë i mirë. Gjithashtu e di se ai e dëshiron qëndrimin këtu”, tha Laporta për CBS sport.

Ndërsa i pyetur se nëse lojtari nuk pranon ta shkurtojë rrogën, çfarë ndodhë? Ai u përgjigj: “Atëherë ai do të vazhdojë. Ai ka kontratë me ne. Do ta respektojmë vendimin e tij. Për ne, ai është lojtar i Barcelonës dhe ne llogarisim në të.”

“Në futboll, ju nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Nuk mund të them kategorikisht se ai nuk do t’i bashkohet Unitedit. Kjo varët nga shumë gjëra. Por në parim, dua të them se ka gjasa të mëdha që ai të qëndrojë, dhe iu garantojë se presidenti do të bëjë gjithçka që është e mundur për këtë.”

Frenkie de Jong Barcelona 2022 pre-season

Replika e Laportas ndaj Nevilles

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, ka shprehur shqetësimin e tij për trajtimin e padrejtë që po i bëhet De Jongut sipas tij.

Neville e kishte këshilluar holandezin të marrë hapa ligjor ndaj klubit të tij për borxhin që këta të fundit kanë ndaj lojtarit, dhe ai borxh arrin shifrën e 17 milionë eurove.

Laporta si replikë për Nevillen, tha: “Nuk kam përgjigje, e respektoj mendimin e tij. Po unë mendoj se ai nuk ka të drejtë sepse ne respektojmë lojtarët tanë. Ndjekim kontratat. Nëse investojmë në blerje të reja është faktin se duam skuadër më garuese. Kjo është qark. Ju investoni në lojtarë të rinj, tifozët kënaqen, trofetë vijnë dhe ekonomia rritet.

Gary ka qenë futbollist mjaft i mirë në skuadrën e tij, prandaj respektoj mendimin e tij dhe kjo është e gjitha çfarë unë mund të them.”

Lajme të ngjashme