Legjenda e Man Utd i bën thirrje De Jongut ta padisë Barcelonën
Gary Neville ka këshilluar objektivin e transferimit të Manchester United, Frenkie de Jong që të konsiderojë veprimet ligjore kundër Barcelonës.
Mesfushori holandez i detyrohen mbi 17 milionë funte në paga për shkak të situatës së trazuar financiare të klubit katalanas, por është parë teksa Barcelona vazhdon të bëjë nënshkrime të suksesshme në tregun e transferimeve të verës.
Duke fituar një injeksion parash të fituara nga shitjet fillestare të të drejtave televizive, bordi blaugranas pothuajse shpenzuan 100 milionë funte për Robert Lewandowskin dhe Raphinha në fillim të këtij muaji.
Barcelona tani duket e gatshme të mundë Chelsean me nënshkrimin e Jules Kounde, pasi ka rënë dakord për një marrëveshje të dytë me “Sixth Street” për të shitur 15 për qind të tjera të të drejtave të tyre televizive. Ata do të paguajnë mbi 65 milionë euro për francezin.
Neville shkroi në rrjetet sociale për të kritikuar gjigantët spanjollë, të cilët kanë zgjedhur të mos i paguajnë lojtarët e tyre aktualë, pavarësisht fitimeve të shumta së fundmi.
Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq” i kërkoi gjithashtu De Jong, i cili ka qenë objektiv i Erik ten Hag gjatë gjithë verës, të ndërmarrë veprime ligjore kundër Barcelonës.
"De Jong duhet të marrë parasysh veprimet ligjore kundër Barcelonës dhe të gjithë lojtarët duhet të jenë pas tij!".
“Një klub që shpenzon pasuri për lojtarë të rinj, ndërsa nuk paguan paratë e plota të atyre që kanë nën kontratë është imorale dhe shkelje”.
“FIFPRO duhet të përballet me bullizmin si ky dhe ta ndalojë atë”, shkroi ai.
De Jong should consider legal action v Barcelona and all players should be behind him!A club spending fortunes on new players whilst not paying the ones they have under contract their full money is immoral and a breach. @FIFPRO should be all over bullying like this and stop it.
— Gary Neville (@GNev2) July 25, 2022
Barcelona dhe Man United ranë dakord për një marrëveshje prej 63 milionë funtesh për ish-mesfushorin e Ajaxit, por lojtari është kundër largimit derisa të marrë paratë që i detyrohen nga klubi.
Gjigantët e La Ligës fillimisht i kërkuan De Jongut të shtyjë 17 milionë funte në paga dhe që atëherë janë përpjekur ta zgjidhin çështjen duke e lejuar atë të largohet në një marrëveshje prej 70 milionë funtesh me Man United, megjithëse kjo do ta linte atë ende 10 milionë funte.
Krahas nënshkrimeve të suksesshme të Lewandowski dhe Raphinha, Barcelona ka joshur edhe Franck Kessie dhe Andreas Christensen që i ka transferuar si agjent të lirë pasi iu skadoi kontrata tek klubet si AC Milan, respektivisht Chelsea.